array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Video e manipuluar e rrahjes së gazetarit

Deklarata

Stop dhunen ndaj Gazerarve.

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Video e shpërndarë në internet e sulmit ndaj gazetarit Valon Syla në vitin 2020 është e manipuluar. Videos i është shtuar narracion nga një kronikë e gazetës Nacionale, e realizuar në muajin maj të vitit 2024 në të cilën flitet për arrestimin e një personi që ushtroi dhunë brutale ndaj një qeni në kryeqytet.

Artikulli

Me 03.05.2024 faqja ‘Diaspora me Albinin’ (arkiva) ka publikuar një video të sulmit ndaj gazetarit Valon Syla, por i është bashkangjitur një narracion tjetër në të cilin flitet për arrestimin e një personi që ushtroi dhunë ndaj një qeni.

Kjo video është shpërndarë me mbishkrimin “Stop dhunen ndaj Gazerarve..”.

Në video shihet momenti i rrahjes së gazetarit Valon Syla, mirëpo narracioni thotë se “presoni që shihet duke ushtraur dhunë brutale ndaj qenit në Prishtinë është arrestuar nga policia e Kosovës, tashmë është dërgaur në paraburgim për 48  orë”.

Kjo video ka marrë 152 mijë shikime dhe mbi 300 reagime nga ana e qytetarëve. Narracioni nuk përkon me kohën kur gazetari Valon Syla ishte sulmuar në kryeqytet.

Më 22.12.2020 gazetari Valon Syla ishte sulmuar në kryeqytet nga një qytetar i diasporës. Syla ishte sulmuar në publik dhe akti i sulmit ishte xhiruar nga qytetarë të rastit.

Personi i akuzuar për shkak të këtij sulmi në rrugën  “Robert Doll” e kishte goditur me duar në kokë e qafë gazetarin Syla,  duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Më 08.01.2021 Gjykata e Prishtinës ka dënuar të akuzuarin B.J. me gjobë në shumë prej 4,500 euro.

Krypometër ka gjetur se narracioni i shtuar në video është marrë nga një kronikë e gazetës Nacionale Videos, e publikuar më 03.05.2024 që tregonte se personi i dyshuar për dhunë brutale ndaj një qeni ishte arrestuar.

Përpos këtij sulmi në vitin 2020, gazetari Valon Syla është sulmuar edhe herë tjera, veçanërisht pas deklarimeve të tij për prijësit fetarë të fesë islame në Kosovë.

Më 11.04.2023 gazetari, Valon Syla ishte sulmuar nga tre presona në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë, duke i shkaktuar lëndim në kokë.

Më 07.12.2023 Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim fajësues për tre të akuzuarit për sulm ndaj gazetarit Valon Syla, duke i dënuar me nga dy vjet burgim. Ata u dënuan për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.