array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë për njoftimin nga BQK për qytetarët që janë në kredi në Kosovë

Deklarata

Njoftim nga BQK-ja për qytetarët që janë në Kredi në Kosovë

Mediat

Vlerësimi

Me kos

Në titull thuhet se njoftimi është bërë nga Banka Qendrore e Kosovës, por brenda në artikull nuk është dhënë asnjë njoftim në lidhje me kreditorët në vend. Brenda lajmit citohen Shoqata e Bankave, Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe analistë, mirëpo nuk ka citat nga Banka Qendrore e Kosovës. Një titull i tillë ëshë i rremë dhe nuk është në përputhje me përmbajtjen e artikullit. Në fund të artikullit është një citat i marrë nga një media tjetër i zëdhënësit të Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, i cili tregon për vlerën e kredive në muajin korrik dhe normës mesatare të interesit në kreditë e reja për muajin gusht, por nuk tregon asnjë njoftim për qytetarët që janë në kredi.

Artikulli

Artikulli: Në faqen e internetit kontabilisti.info, me datën 4 tetor 2022 është publikuar lajmi me titull “Njoftim nga BQK-ja për qytetarët që janë në Kredi në Kosovë”.

E njëjta përmbajtje është shpërndarë edhe në disa faqe në facebook, Kontabiliteti dhe Kontabilisti.

Në titull thuhet se njoftimi është bërë nga Banka Qendrore e Kosovës, por brenda në artikull nuk është dhënë asnjë njoftim në lidhje me kreditorët në vend. 

Brenda lajmit citohen Shoqata e Bankave, Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe analistë, mirëpo nuk ka citat nga Banka Qendrore e Kosovës. Një titull i tillë ëshë i rremë dhe nuk është në përputhje me përmbajtjen e artikullit.

Në fund të artikullit është një citat i marrë nga një media tjetër i zëdhënësit të Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, i cili tregon për vlerën e kredive në muajin korrik dhe normës mesatare të interesit në kreditë e reja për muajin gusht 2022.

Ky citat është vetëm informatë që nuk është njoftim për qytetarët që janë në kredi në Kosovë, brenda artikullit nuk ka asnjë citat tjetër nga BQK.