array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë i bazuar në një lajm të vjetër për reagimin e Edi Ramës

Deklarata

LAJM I FUNDIT – Kush vdiq? Edi Rama reagon i trishtuar

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “LAJM I FUNDIT – Kush vdiq? Edi Rama reagon i trishtuar”- i publikuar më 18.03.2024, është i rremë. Informacioni i publikuar si lajm i fundit më 18.03.2024, në fakt ka ndodhur një muaj më parë. Krypometër ka verifikuar se Edi Rama kishte bërë postim në profilin e tij në Facebook për vdekjen e valltarës, Lili Cingut më 04.02.2024.

Artikulli

Më 18.03.2024 faqja në Facebook 7 sekonda (arkiva) publikoi një artikull me titull: “LAJM I FUNDIT – Kush vdiq? Edi Rama reagon i trishtuar”.

Në titull nuk janë dhënë mjaftueshëm detaje se kush ka vdekur dhe për kë reagoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Krypometër, ka kontrolluar postimet e bëra nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama më datë 17 dhe 18.03.2024, mirëpo në asnjë prej tyre ai nuk ka lajmëruar për vdekjen e ndonjë personi. 

Në lajmin e publikuar në faqen ‘7 sekonda’ është thënë se Rama postimin ia ka kushtuar vdekjes së Lili Cingut.

Krypometër, përmes kërkimeve në profilin e Edi Ramës, ka gjetur se ai kishte bërë një postim më 05.02.2024 përmes të cilës kishte reaguar për vdekjen e valltares Lili Cingu.

“Ikja e Lili Cingut lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare.

U prehtë në paqe”- kishte shkruar Rama.

Krypometër ka gjetur se edhe Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor më 05.02.2024 kishte njoftuar për vdekjen e valltares Lili Cingu.

“E trishtë ndarja nga jeta e “Mbretëreshës së valles shqiptare”- Lili Cingu. 

Për vite me radhë, ajo ishte imazhi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke u dhënë jetë më shumë se 200 valleve të kërcyera prej saj”- thuhej në njoftim.

Raportimin për vdekjen e Lili Cingut e kishte bërë edhe Euronews Albania si dhe Radio Televizioni Shqiptar.

“Për meritat dhe vlerat e saj si një nga yjet skenës shqiptare, ajo është vlerësuar edhe me çmimin e lartë “Nder i Kombit”- ka shkruar RTSH, më 05.02.2024.