array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i pambështetur për shërim të kancerit

Deklarata

Kërpudha, e cila shëron kancerin

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Kërpudha, e cila shëron kancerin” nuk është i mbështetur në fakte. Në artikull nuk ofrohet asnjë dëshmi, citat i ndonjë onkologu apo referim në studime shkencore që e mbështetë konstatimin e bërë në tillë se është një llojë kërpudhe që e shëron kancerin. Kanceri nga profesionistët vazhdon të trajtohet sipas metodave shkencore. 

Artikulli

Më 18 mars 2023 faqja e internetitkosova-sot.info” ka shpërndarë një artikull me titull: “Kërpudha, e cila shëron kancerin”.

Artikulli fillon duke përshkruar këtë kërpudhë, duke thënë se “Kërpudha e cila në latinisht quhet Inonotus obliquus është një kërpudhë parazitare në mështekën e cila ngjan me një lëvore të djegur. Në fakt, kjo kërpudhë është kancer i mështeknës, por paraqet ilaçe kundër kancerit të njeriut. Sidomos varianti siberian i kësaj kërpudhe është shumë i dobishëm”.

Më pas në artikull tregohen përbërësit e kësaj kërpudhe.

Ajo përmban fenole, melaninë, tripeptoide dhe thartirë betulinike, ku sidomos përbërësi i fundit është efikas kundër kancerit. Kjo kërpudhë është efikase thuajse kundër të gjitha llojeve të tumoreve, por sidomos kundër kancerit të gjirit, ezofagut, qafës së mitrës, prostatës, mushkërive, lukthit, shpretkës, trurit, si dhe të gjitha llojeve të leukemisë, melanomave dhe limfomave. Me anë të mekanizmit të apoptozës kjo kërpudhë shkatërron qelizat e deformuara. Kjo kërpudhë është efikase edhe kundër stresit, i cili edhe shkakton rreth 90% të sëmundjeve në botë” – thuhet në artikull.

Mirëpo, në asnjë pjesë të këtij teksti nuk ka asnjë provë që kjo kërpudhë e shëron kancerin e madje nuk ka asnjë citim nga ndonjë mjek apo njohës i kësaj teme.