array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Tentimi për të shituar ilaçin për shërim të nyjeve përmes artikujve të rremë

Deklarata

Kur nyjet nuk ju lejojnë të bëni një jetë të plotë, mbetet vetëm të shpresoni për një mrekulli! – Një intervistë ekskluzive me njeriun legjendar që bëri një mrekulli!

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Artikulli i publikuar me titullin “Kur nyjet nuk ju lejojnë të bëni një jetë të plotë, mbetet vetëm të shpresoni për një mrekulli! – Një intervistë ekskluzive me njeriun legjendar që bëri një mrekulli!” është rrenë. Në artikull është përdorë emri i Pietro Romani se gjoja është shkencëtari që e ka zbuluar një medikament të caktuar, por Romani është muzikant italian i vdekur në shekullin e 19-të. Në artikull janë përdorë fotografi të rreme duke u prezantuar si shqiptar. Fotografia e doktorit e përdorur në këtë artikull është një ilustrim i mjekut që mund të blihet në internet.

Artikulli

Teksti i publikuar në faqen e internetit “bloginabcd” me titullin  “Kur nyjet nuk ju lejojnë të bëni një jetë të plotë, mbetet vetëm të shpresoni për një mrekulli! – Një intervistë ekskluzive me njeriun legjendar që bëri një mrekulli!”  është rrenë.

Shkrimi tregon historinë e një burri i cili kishte studiuar mjekësi dhe pasi që i është sëmurë gruaja, ai ka krijuar një ilaç për ta shëruar atë.

Teksti pretendon se produkti i tyre shëron sëmundjet e nyjeve.

Fotografitë brenda tekstit të çiftit në fjalë janë të publikuara edhe në artikuj të tjerë, në gjuhë të huaja, të cilat reklamojnë produkte tjera.

“Ilaçi” thuhet se është krijuar në vitin 2022 nga “shkencëtari legjendar” Pietro Romani. Një emër i tillë në internet nuk figuron të jetë shkencëtar, por një muzikant italian, i vdekur në shekullin 19.

Në fund të tekstit është vendosur edhe linku për të porositur produktin, për të cilin thuhet se është 50% në zbritje.