array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Tentimi për shitjen e suplementit për dobësim përmes mashtrimeve 

Deklarata

Do të humbni deri në 30 kg. Rezultatet konfirmohen nga studime të pavarura

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Artikulli me titullin ‘Do të humbni deri në 30 kg. Rezultatet konfirmohen nga studime të pavarura’ është i rremë. Artikulli është publikuar në një faqe që është imitim, pasi është vjedhur dizajni i një portali serioz, si dhe janë përdorë fotografi të rremë të personave që në artikull janë paraqitur si gjoja mjekë që e rekomandojnë një supliment të caktuar. Suplimenti nuk bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale dhe i njëjti nuk rekomandohet nga dietologu i kontaktuar.

Artikulli

Më datë 22.02.2024, ueb faqja ‘one-media.pro’,(arkiva) ka publikuar një artikull me titull: ‘Do të humbni deri në 30 kg. Rezultatet konfirmohen nga studime të pavarura’.

Artikulli i njëjtë është publikuar edhe në Facebook faqen  ‘MedLab – EU’ (arkiva) me një fotografi që reklamon një supliment i cili pretendohet se djegë yndyrën dhe ndihmon në humbjen e 30 kilogramëve.

Artikulli citon ‘Bernard Hollins’, të ilustruar me një fotografi. Ai në këtë artikull paraqitet si ekspert, por edhe si zbulues i këtij suplimenti (Bio Light).

Fotografia që është shënuar se është e personit të quajtur “Bernard Hollins”, pas kërkimit me ‘Google Lens’, rezulton se i përket Alexey Kovalkov, doktor dhe nutricist, i cili ka zhvilluar metodën e tij për humbje të peshës.

Krypometër më pas ka analizuar faqen e internetit që e ka publikuar këtë informacion. Kjo duket si portal, por në fakt nuk është e tillë pasi në cilëndo rubrikë apo koment që klikon të dërgon tek pjesa për porosinë e produktit që kushton 5 euro. 

Në dukje, faqja është imitim i portalit Telegrafi.com. Për të verifikuar nëse këto dy faqe kanë ndonjë ndërlidhje apo bëhet fjalë për imitim të dizajnit në mënyrë të kundërligjshme, Krypometër ka konktuar me drejtorin ekzekutiv të këtij portali, Gent Lluka, i cili ka thënë se faqja është e rremë dhe nuk i përket këtij portali.

Nuk e njohim këtë ueb-faqe, siç duket është duke e keqpërdorur brendin tonë me qëllim të mashtrimit”- ka thënë Lluka, duke shtuar se nuk kanë qenë në dijeni së është keqpërdorë brendi i tyre.

Krypometër ka kontrolluar nëse produkti që promovohet përmes këtij shkrimi dhe kësaj faqeje të internetit bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës dhe ka gjetur se produkti ‘Biolight’, nuk bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale.

Krypometër ka pyetur edhe dietologen dhe specialisten e mjekësisë, Dhurata Halabaku, e cila ka thënë se secili person ka metabolizëm të ndryshëm prandaj duhet të bëhen testi i intolerancës para se të caktohet një program për dobësim.

Ajo ka thënë se minimumi i kërkesës për një produkt që e konsumojmë është me i ditë vetitë e tij, përparësitë dhe ndikimet eventuale anësore, por edhe prodhuesin.

“Për mu ky produkt është shumë i dyshimtë. As numri i telefonit, as përmbajtje të substancave. Dieta (plane ushqimore) të personalizuara”- është thënë në deklaratën e Halabakut, e cila ka studiuar në Akademinë Italiane të Nutricionit për të qenë këshilltare për Nutricion dhe Dietologji.