array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Tentimi i shitjes së ilaçit përmes mashtrimit

Deklarata

Pse heshtin farmacitë? Presioni i lartë i gjakut zhduket kur përdorni këtë…
Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Artikulli që sugjeron që është zbuluar një ilaç që e shëron hipertensionin është i rremë. Në këtë artikull është përdorë një emër fiktiv, Arben Llushi. Oda e mjekëve të Kosovës ka konfirmuar se në Kosovë nuk ka kardilog me emër Arben Llushi. Për më tepër edhe fotografia e përdorur në këtë artikull nuk është e ndonjë mjeku apo kardilogu, por e gazetarit rus, Valdimir Pozner. 

Artikulli

Autor: Diellza Berisha 

Faqja online, Gazeta Mjekësore, ka publikuar një shkrim në të cilin pretendohet se medikamenti i quajtur “Hypertea” mund të bëjë pastrimin e enëve të gjakut për pensionistët dhe pacientët me hipertension dhe se si mund të kalojnë të ashtuquajturat 9 sëmundjet e pashërueshme, që sipas tyre  mesatarisht, një muaj pas pastrimit të enëve të gjakut, një person humb 8-12 kg.

Linku i kësaj faqeje është i bërë vetëm për të publikuar këtë lajm, duke ofruar mundësi që të porositet online ilaço i cili kushton 39 euro.

I njëjti shkrim është shpërndarë edhe në  faqe të Facebook, tek: Sunset.

Sipas shkrimit kardiologu Arben Llushi është mjek i cili po arrin  të shërojë të gjithë dhe tek ai shkojnë persona të njohur të Kosovës por edhe nga vendet e BE-së.

KALLXO.com ka konfirmuar me Odën e Mjekësve se në Kosovë nuk ka mjek kardiolog me emrin Arben Llushi. Pra emri i përdorur në këtë artikull është fiktiv.

Ndërsa, fotografia me të cilën është ilustruar lajmi është fotografia e gazetarit rus, Vladimir Pozner.

Hipertensioni mund të trajtohet me medikamente të aprovuara paraprakisht nga institucionet shtetërore, sic është Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) apo Agjencia e Produkteve dhe Pajisjeve Mjekësore në Kosovë dhe të cilat mund t’i përshkruajë vetëm mjeku i cili e di gjendjen e pacientit. 

Ende nuk ka të aprovuar vetëm një ilaç, i cili mund ta shërojë tërësisht ashtu siç pretendohet në artikullin e shpërndarë në faqet online. Për të promovuar këtë ilaç, në të kaluarën janë publikuar informacione të ngjashme me emra fiktive të kardiologëve.