array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena se një preparat mund ta zhdukë tensionin e lartë për 2-4 javë

Deklarata

Deri më tani, ekziston vetëm një medikament në Kosovë që bën një punë të mirë me këtë detyrë. Quhet Hypertea. Ky preparat u krijua në 2015 nga Instituti i Zemrës dhe Vaskulave në Prishtinë

Media

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Titulli dhe tërë artikulli kanë përmbajtje të rrejshme me qëllim manipulimin e personave që kanë një sëmundje të tillë me qëllim të shitjes së një produkti. Artikulli i referohet kardiologut me emrin Driton Rugova, por Oda e Mjekëve të Kosovës ka thënë se nuk ka në Kosovë kardilog me atë emër. Pra, emri i perdorur në këtë artikull është fiktiv. Përveç kësaj, një lajm i ngjashëm është përdorë duke shpërndarë fotografi të ndryshme të mjekëve të Kosovës apo personave të tjerë, të cilat nuk janë të “Driton Rugovës”.

Artikulli

Faqja online, Gazeta Mjekësore, ka publikuar një shkrim në të cilin pretendohet se një medikament i quajtur ‘hypertea’ zhdukë hipertensionin. I njëjti shkrim është shpërndarë edhe në disa faqe në Facebook, si: “Qendra Shendetesore e Specialiteteve nr 2 Tirane”, “Pakashtica”, Irma Thompson, por edhe nga shumë qytetarë.

Linku i kësaj faqe është i bërë vetëm për të publikuar këtë lajm, duke ofruar mundësi që të porositet online një ilaç, i cili kushton 39 euro.

Sipas shkrimit, kardiologu Driton Rugova është mjek, i cili po arrin të trajtojë pacientët me hipertension me anë të ‘hypertea’ për 2-4 javë.

“Deri më tani, ekziston vetëm një medikament në Kosovë që bën një punë të mirë me këtë detyrë. Quhet Hypertea. Ky preparat u krijua në 2015 nga Instituti i Zemrës dhe Vaskulave në Prishtinë. Medikamenti përmban rreth 40 përbërës aktivë – ekstrakte nga bimë të dobishme për enët e gjakut, vitaminat, mikro- dhe makroelementet. Përbërësi më i rëndësishëm i kompleksit ” Hypertea ” janë të ashtuquajturit “MOLEKULA OXIGJENI AKTIV” – ata janë në gjendje të “hanë” ndotjen e akumuluar në enët e gjakut. Ata tretin kolesterolin, mpiksjen e gjakut dhe kristalet e kalciumit”, thuhet në shkrimin e publikuar në faqen Gazeta Mjekësore.

Në shkrim po ashtu pretendohet se ky medikament prodhohet vetëm me porosi, për personat që kanë nevojë dhe prodhimi në sasi të vogla nuk mundëson që ky medikament të dalë në treg.

KALLXO.com ka konfirmuar me Odën e Mjekëve se në Kosovë nuk ka mjek kardiolog me emrin Driton Rugova. Pra, emri i perdorur në këtë artikull është fiktiv.

Përveç kësaj, një lajm i ngjashëm është përdorë duke shpërndarë fotografi të ndryshme të mjekëve të Kosovës apo personave të tjerë.

Në linkun me lajmin e rremë është përdorur edhe fotografia e mjekut kardiolog, Eduart Shota duke e identifikuar gabimisht si Driton Rugova.

Shota në profilin e tij zyrtar në Facebook ka demantuar se ai ka dhënë intervistë për produktin e njëjtë. Shota në Facebook thotë se e kanë bllokuar dhe nuk mund ta shoh lajmin, porse lut të gjithë që të mos bien pre e kësaj propagande për shitjen e këtij produkti. 

Të dashur miq! Jam informuar për një postim në rrjetin social FB që është përdorur fotoja e profilit tim personal si imazh shoqërues i një interviste për të stimuluar shitjet e një gjoja (ilaçi!!!) që kurrsesi nuk ka lidhje me mua e as me punën time si mjek! Nuk mund ta lexoj nga profili im dhe as i familjareve të mi se me sa duket më kanë bërë bllok. Faleminderit miqve që më njoftuan dhe më informuan për çfarë bëhet fjalë. Për ç’ka shkruhet në atë postim as nuk kam dhënë intervistë dhe as kam dijeni për një ilaç të tillë! Ndiej si detyrim t’ju kujtoj, ose vë në dijeni që: – Është e paligjshme që një mjek të marrë shpërblim për referimin e një pacienti për një shërbim që do të paguhet tërësisht ose pjesërisht nga një program i kujdesit shëndetësor, ose për përshkrimin ose rekomandimin e blerjes së një ilaçi që do të paguhet  tërësisht ose pjesërisht nga një pacient apo program i caktuar! Ju lutem mos bini pre e rekomandimeve të këtij lloji!”, ka shkruar Shota në Facebook. 

Në Kosovë, barnat me të cilat trajtohet hipertensioni duhet të kenë autorizim të marketingut nga Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Të njëjtat duhet të shiten në barnatore vetëm me recetën e mjekut. Barnat nëse merren pa përshkrim të mjekut mund të shkaktojnë vdekjen e personave të prekur me hipertension.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara- CDC, presioni i lartë i gjakut, i quajtur edhe hipertension, është presioni i gjakut që është më i lartë se normalja. Presioni juaj i gjakut ndryshon gjatë ditës në bazë të aktiviteteve tuaja. Marrja e masave të presionit të gjakut vazhdimisht mbi normale mund të rezultojë në një diagnozë të presionit të lartë të gjakut (ose hipertensionit). 

Sipas CDC, sa më të larta nivelet e presionit të gjakut, aq më shumë rrezik keni për probleme të tjera shëndetësore, si sëmundjet e zemrës, ataku në zemër dhe goditjet në tru.

Hipertensioni mund të trajtohet me medikamente të aprovuara paraprakisht nga institucionet shtetërore, sic është Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) apo Agjencia e Produkteve dhe Pajisjeve Mjekësore në Kosovë dhe të cilat mund t’i përshkruajë vetëm mjeku i cili e di gjendjen e pacientit. 

Ende nuk ka të aprovuar vetëm një ilaç, i cili mund ta shërojë tërësisht ashtu siç pretendohet në artikullin e shpërndarë në faqet online Gazeta Mjekësore dhe Irma Thompson.