array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Skema e mashtrimit të qytetarëve për investimin e kursimeve 

Deklarata

“Fund tragjik sot për Vjosa Osmanin” dhe “RAPORTI I VEÇANTË: Investimi i fundit i Vjosa Osmanit ka tmerruar qeverinë dhe bankat e mëdha

Faqe në Internet

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Artikujt: “Fund tragjik sot për Vjosa Osmanin” dhe “RAPORTI I VEÇANTË: Investimi i fundit i Vjosa Osmanit ka tmerruar qeverinë dhe bankat e mëdha” janë të rremë. Përmbajtja është e rreme dhe ka për qëllim të mashtrimit të qytetarëve që e lexojnë atë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani asnjëherë nuk ka folur për çështjen e financave e aq më pak për t’i rekomanduar qytetarëve se si dhe ku t’i investojnë kursimet e tyre.

Artikulli

Më 28 tetor 2022, në faqen e internetit “everydaynews.me” është publikuar një artikull me titull:RAPORTI I VEÇANTË: Investimi i fundit i Vjosa Osmanit ka tmerruar qeverinë dhe bankat e mëdha”.

Artikulli i njëjtë është shpërndarë në disa faqe të në Facebook më datë 29 tetor 2022, ndër to edhe një person me emrin Moamer Nour me titull “Fund tragjik sot për Vjosa Osmanin”.

I njëjti artikull është sponzorizuar në Facebook, për të arritur shpërndarje sa më të madhe.

Artikulli është tërësisht i trilluar dhe i rremë. Aty pretendohet se në një intervistë të dhënë së fundmi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur mbi “zbrazësinë të re të pasurisë”, duke pretenduar se kjo zbrazësi do t’i mundësojë qytetarëve që të pasurohen “në milioner brenda 3-4 muajve”.

Tutje, artikulli pretendon që Osmani të këtë dhënë detaje mbi përfitimet që mund të kenë qytetarët nga valutat elektronike, të njohura si kriptovaluta. Artikulli synon të promovojë një valutë digjitale të quajtur “Bitcoin loophole”.

Por, e gjithë përmbajtja është e rreme.

Së pari, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka dhënë fare intervistë në emisionin “Argument plus”, një emision që emitohet në RTV21, si pretendon artikulli.

Më pastaj, citatet dhe deklarimet e përdorura nga artikulli, nuk janë thënë asnjëherë nga presidentja Osmani.

Këtë për KALLXO.com e konfirmoi edhe zyra për medie e Presidencës.

“Ky lajm nuk është i vërtetë” – ka thënë zyra për media e Presidencës së Kosovës në një përgjigje për KALLXO.com.

Faqja në internet everydaynews.me prezanton edhe një nën-titull “EKSKLUZIVE BBC ME VJOSA OSMANIN”. Por, klikimi këtij nën-titulli dërgon në një faqe tjetër me emrin “freeoffers.me” përmbajtja e cilës lidhet me kriptovalutën Bitcoin.

I gjithë artikulli i publikuar nga uebfaqja “everydaynews.me” është dizajnuar me pamjen e “Gazetës Epoka e Re”.

Artikulli është shkruar në atë mënyrë që lë të kuptohet se është artikull profesional gazetaresk, por në fakt është një artikull i trilluar dhe nuk është i bazuar në fakte të besueshme.

Shkrimi synon që t’i bindë lexuesit që të investojnë kursimet e tyre në këtë platformë pa asnjë siguri që nuk humbasin ato mjete.

“Vetë sistemi Bitcoin Loophole është një platformë e tregtimit automatik të kriptomonedhave . Softueri përdor algoritme të avancuara të AI dhe mësimin e makinerive për të parashikuar saktësisht se kur kriptovalutat do të shkojnë lart e poshtë”- thuhet në këtë shkrim.

Madje, aty janë dhënë emra fiktiv dhe të rremë që tregojnë kinse i kanë investuar kursimet e tyre dhe kanë pasur sukses.

“Brenda 1 ore nga depozitimi i 250 €, softueri filloi të tregtonte për mua . Të jem i sinqertë, isha nervoz që do të humbisja të gjitha paratë e mia. Dhe sigurisht, tregtia ime e parë ishte një humbje prej 25 €!”- citohet një qytetar fiktiv. Në artikull janë dhanë edhe shpjegime të detajuara se si mund të investohet në këtë platformë elektronike.