array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se nuk ka shpëtim për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Deklarata

Nuk ka shpëtim për Thaçin dhe Veselin

media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi se nuk ka shpëtim për Thaçin dhe Veselin është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burime zyrtare se vendimi që është marrë është vetëm vendim për masën e arrestit dhe është vendim i apelueshëm.

Artikulli

Më datë 18 tetor 2023, faqja në Facebook “Suhareka Express” ka shpërndarë një artikull në të cilin është treguar se i është vazhduar masa e paraburgimit nga Gjykata Speciale dy ish- krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. 

Titulli i artikullit të shpërndarë nga “Suhareka Express” është “Nuk ka shpëtim për Thaçin dhe Veselin: Specialja refuzon lirimin e tyre [Dokument]”. 

Krypometër ka verifikuar nëse Gjykata Speciale ka konstatuar se për Thaçin dhe Veselin nuk ka shpëtim.

Në fillim është verifikuar se për çfarë vendimi bëhet fjalë. Krypometri ka verifikuar se portali ka marrë nga faqja e Gjykatës Speciale dokumentin me të cilin është refuzuar lirimi nga paraburgimi për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Dokumenti është i publikuar në faqe dhe mbanë numrin e referencës KSC-BC-2020-06.

Krypometër ka verifikuar se ky dokument nuk përmbanë një vendim final të gjykatës, por vetëm një vendim procedural për paraburgimin.

Krypometri ka kontaktuar edhe me një nga avokatët e ekipit të Thaçit, Dastid Pallaskën.

Ai ka konfirmuar se në qështje nuk ka një vendim final dhe se vendimi është i publikuar në ueb faqen e gjykatës.

Për të sqaruar nëse vendimi i publikuar është vendim final, Krypometri më datë 25/10/2023 ka kontaktuar edhe me avokatin tjetër, Artan Çerkini.

Ai thotë se një përshkrim i tillë është i gabuar pasi nuk ka një vendim final. 

“Nëse merret në kontekstin juridik, fjala shpëtim në një proces gjyqësor ka të bëjë me një vendim final”- ka thënë Çerkini për Krypometrin.

Ai shtoi edhe faktin se palët e përfshira në një çështje penale kanë të drejtën e ankesës edhe në raste të vendimeve të ndryshme që merren nga shkalla e parë e më pas të njëjtat shqyrtohen dhe mund të kenë ndryshime.

Gjykata Speciale, për rastin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ka vendosur që Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit t’u vazhdohet masa e paraburgimit.

Vendimet për masat e vazhdimit të paraburgimit të Thaçit dhe Veselit janë vendosur nga kryetari i panelit gjyqësor, Charles Smith III, më datën 16 tetor 2023.

Sipas këtyre vendimeve, më 25 shtator 2023, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar parashtresat e saj për rishikimin e masës së paraburgimit për Thaçin dhe Veselin.

Mbrojtja e Thaçit kishte paraqitur përgjigjet e tyre për këtë parashtresë më 29 shtator 2023, ndërsa ajo e Veselit më 5 tetor 2023.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte argumentuar se vendimi për vazhdimin e paraburgimit për Thaçin ishte ende i arsyeshëm dhe nuk kishte ndryshuar nga vendimi i mëparshëm për këtë masë, duke e vlerësuar atë si proporcionale.

Mirëpo ky qëndrim ishte kundërshtuar nga mbrojtja e Thaçit.

Në arsyetimin e Gjykatës, theksohet se justifikimi se Veseli dhe Thaçi mund të arratisen nga drejtësia nuk është i mjaftueshëm.