array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

 Rrena se Albin Kurti është arsyeja e protestave në Beograd 

Deklarata

Një ndër protestat më të mdha në Serbi kërkohet Dorëheqja e Vuçiqit! “Shkaktari” Albin Kurti

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Përshkrimi i një fotografie ‘Një ndër protestat më të mdha në Serbi kërkohet Dorëheqja e Vuçiqit! “Shkaktari” Albin Kurti’ është i rremë. Më 19 maj, nën thirrjet “Vuçiq largohu”, protestuesit kanë protestuar për herë të tretë kundër dhunës, pas dy rasteve të vrasjeve në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. 

Artikulli

Më 20 maj 2023, faqja e internetit ‘Dekada e Kryeministrit Albin Kurti’ ka shpërndarë një fotografi nga protestat në Beograd, kryeqytetit tëSerbisë.

Fotografia është shoqëruar me përshkrimin ‘Një ndër protestat më të mdha në Serbi kërkohet Dorëheqja e Vuçiqit!”Shkaktari” Albin Kurti’.

Por, përshkrimi tillë është i pasaktë. Protesta në Serbi, më 19 maj 2023, është organizuar kundër dhunës pas dy rasteve të vrasjeve që tronditën Serbinë. Në këtë protestë është kërkuar dorëheqja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Më 19 maj 2023, nën thirrjet “Vuçiq largohu”, është protestuar për herë të tretë, pas dy rasteve me të shtëna që ndodhën në Serbi që për pasojë në një shkollë mbetën në vdekur 10 persona dhe 8 të tjerë janë vrarë në afërsi të Beogradit.