array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për vrasje në Prishtinë 

Deklarata

Dyshohet për një të vdekur të pompa e derivateve ‘Kastrati’ në Prishtinë /FOTO-DETAJE

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Artikujt me titullin “Dyshohet për një të vdekur të pompa e derivateve ‘Kastrati’ në Prishtinë /FOTO-DETAJE” janë të rremë. Tek pompa e derivateve ‘Kastrati’ në Prishtinë, më 18.04.2024 nuk është vrarë asnjë person. Në afërsi të pikës së shitjes së karburanteve ka pasur të shtëna me armë, por sipas Policisë dhe Prokurorisë, nuk ka persona të vdekur. 

Artikulli

Më 18.04.2024 faqja e Facebook “Prishtina Times” (Arkivi) ka shpërndarë një artikull me mbishkrimin “Dyshohet për një të vdekur të pompa e derivateve ‘Kastrati’ në Prishtinë /FOTO-DETAJE”. 

Ky artikull më pas është shpërndarë edhe në faqet e tjera të Facebook, si: “Showbiz Albania” (Arkivi), “Perputhemi se bashku” (Arkivi) “Prishtina Times” (Arkivi), “Perputhen” (Arkivi), “Gazeta Ime” (Arkivi), “07 Press” (Arkivi), “Jeta e Shqipëtarëve” (Arkivi), “Gazeta Lajmi” (Arkivi), “Mitrovica Press” (Arkivi), “Gazeta RekordPress” (Arkivi), “Revista Kosovarja” (Arkivi), “Ballkani Info&News” (Arkivi), “Prishtinapress” (Arkivi), “Aktualitetet Shqiptare” (Arkivi), “Bijat Shqiptare” (Arkivi), “Fokusi Info” (Arkivi), “ILirida News” (Arkivi), “IFTARI.com” (Arkivi), “Tik ToKosova” (Arkivi) dhe “publiko.org” (Arkivi). 

Në këta artikuj është thënë se “një person dyshohet se ka vdekur të pompa e derivateve të naftës ‘Kastrat Grup’ në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë, me saktësisht të ‘Rrethi te Ismeti’”.

Pas këtij raportimi, Krypometër ka dalë në vendin e ngjarjes më 18.04.2024 dhe e ka verifikuar se në këtë lokacion nuk kishte asnjë vrasje. 

Krypometër ka kontaktuar edhe me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, të cilët kanë sqaruar se në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë nuk ka pasur ndonjë viktimë.

“Sipas hetimeve preliminare dyshohet se pas një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve, të cilët kanë drejtuar armët në drejtim të njëra tjetrës, mirëpo nuk i kanë shkrepur të njëjtat, të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar fillimisht nga policia, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, tre persona janë ndaluar dhe dërguar në mbajtje”- ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj. 

Krypometri ka kontaktuar edhe me zëdhënësen e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se “të enjtën, më 18.04.2024, nuk ka pasur vrasje” në rrugën “Ahmet Krasniqi”, tek një pikë për shitjen e karburanteve. 

Krypometër ka kontaktuar me menaxherin e pompës së derivateve “Kastrati”, të cilët kanë thënë se “nuk ka pasur ndonjë vrasje dhe se rasti nuk lidhet asgjë me pompën e derivateve”.