array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për plagosje të policit në veri  

Deklarata

Një polic e dy serbë të plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri mes policisë dhe barrikaduesve

Nacionale

Vlerësimi

Rrenë

Informacioni i publikuar me 31 korrik në ora 19:57, me titull “Një polic e dy serbë të plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri mes policisë dhe barrikaduesve” është i rremë. Policia e Kosovës e ka demantuar këtë informacion përmes një komunikate të lëshuar në ora 21:05, duke thënë se “deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policor”.

Artikulli

Gazeta “Nacionale”, në ora 19:57, ka publikuar një lajm me titull “Një polic e dy serbë të plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri mes policisë dhe barrikaduesve”.

Kjo media duke u thirrë në “burime pranë vendit të ngjarjes” kanë raportuar se një polic dhe dy qytetarët janë plagosur nga gjuajtje me armë zjarri mes policisë dhe barrikaduesve në pjesën veriore të Kosovës. 

Kjo media thonë se ka kontaktuar me Spitalin e Mitrovicës, mirëpo nuk kanë marrë një konfirmim nga policia e Kosovës për këtë lajm.

Lajmi i gazetës Nacionale është ripublikuar edhe në disa media të tjera, si: Insajderi, Sinjali, Gazeta Newborn, Veriu.info, Gazetalive, Frononline, lajme24, zerogjasht.com, click.info, rajoni, drenicapress

Por, ky lajm është demantuar nga Policia e Kosovës e cila përmes një komunikate për media në orën 21:05 thotë se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por që nuk ka të plagosur as nga ana e qytetarëve as të ndonjë zyrtari policor. 

“Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur”- thuhet në komunikatën e Policisë. 

Policia mes tjerash i ka bërë thirrje mediave dhe qytetarëve që të “mos bien pre e informacioneve-lajmeve të rreme, të cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës dhe krijimin e panikut”.

“Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policor”- thuhet në reagimin e Policisë pas publikimit të lajmit për tre persona të plagosur, njeri prej te cilëve u tha se është polic.

Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë dhe me mjete tjera rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Bllokadat kanë filluar disa orë para se të hyjnë në fuqi dy vendime të Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe. Ky vendim i Qeverisë së Kosovës ka ardh pas dështimit të përpjekeve për të arritur një marrëveshje për levizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak – për qarkullim të udhëtarëve dhe automjeteve – për shkak të bllokadave të vendosura dhe ka njoftuar qytetarët që të përdorin rrugë alternative.