array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti | Foto: Atdhe Mulla

Rrena e Sokol Halitit për palestrën e sportit

Deklarata

Sokol Haliti: Palestra qendrore ka filluar dhe besoj që vitin e ardhshëm do ta kemi të gatshme.

 

Sokol Haliti

Vlerësimi

Rrenë

Punimet në ndërtimin e Palestrës Sportive në Viti janë zvarritur. Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti kishte thënë se gjatë vitit 2018 do të finalizohet kjo sallë, mirëpo tash ka ndërruar qëndrim. Në përgjigje zyrtare të kësaj komune thuhet se Salla Sportive do të jetë e gatshme në vitin 2019, duke mos e specifikuar nëse e kanë fjalën për fillimin apo përfundimin e vitit. Ky është qëndrim i ndërruar, mirëpo marrë parasysh kohën kur është thënë, gjatë fushatës zgjedhore, një zotim i tij është thënë me qëllim të marrjes së votave që ka rezultuar me mashtrim të votueseve.

Artikulli

Në debatin për kryetar të komunave ‘Debat Përnime’, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti kishte deklaruar se qytetarët do të bëhen me palestër qendrore në vitin 2018.

“Palestra qendrore ka filluar dhe besoj që vitin e ardhshëm do ta kemi të gatshme”, ka deklaruar Haliti në debatin i cili është realizuar në fund të vitit 2017.

Haliti i kishte fituar ato zgjedhje qysh në raundin e parë, pa pasur nevojë të përballet në balotazh me ndonjërin nga rivalët në garë.

Por kjo palestër nuk është ende e gatshme për t’u përuruar. Në përgjigjen e komunës së Vitisë thuhet që kjo palestër do të jetë gati në vitin 2019.

“Në vitin 2019 do të jetë gati palestra. Janë kryer 1/2 e punëve të vrazhda”, potencohet në përgjigjen e Komunës së Vitisë.

Kontrata për projektin e palestrës qendrore në Komunën e Vitisë është nënshkruar me 11 prill të vitit 2017 dhe sipas planit dinamik ajo do të duhej të përfundonte brenda 701 ditëve. 

Ndërtimi e palestrës qendrore do t’i kushtojë 1.5 milionë euro Komunës së Vitisë.