array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena e Fatmir Limajt për punësimin e dhëndrit në ministrinë e NISMA-s

Deklarata

Cilën kontratë e ka marrë, kush tha që ka marrë kontratë. S’është e vërtet. Ju po folni me gjysmë të vërteta… Unë me sa e di është në praktikë plus vjen nga një pozitë si menaxher i bankës… Atëherë duhet të pyetet institucioni përkatës a i ka respektuar rregullat ligjore dhe a i ka plotësuar kushtet

Fatmir Limaj

Vlerësimi

Rrenë

Fatmir Limaj dy herë nuk e ka thënë të vërteten rreth punësimit të dhëndëri të tij në ministrin e Tregtisë dhe Industrisë. Veron Selmani nuk është punësuar si praktikant në MTI, por ishte punësuar me marrëveshje për shërbime të veçanta në KIESA për pozitën ‘Konsulent për çështje financiare’. Ndërsa, me 14 gusht, Selmani është përzgjedh si kandidatë i suksesshëm për pozitën: Zyrtar për Investime Strategjike në MTI.

Artikulli

Mbrëmjen e sotme në Debat Pernime, kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR- PD, Fatmir Limaj tha se dhëndri i tij nuk është punuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, por është praktikant.

Ai u pyet nga Jeta Xharra në lidhje me punësimin e dhëndrit të tij Veron Selmanin.

“Cilën kontrate  e ka marrë, kush ka thanë që ka marrë  kontratë. S’është e vërtetë që ka marrë, ju po flisni me gjysmë të vërteta”, tha ai.

Tutje pasi u ballafaqua me fakte ai tha se është në praktikë.

“Unë me sa di është në praktikë, plus vjen nga një bankë nga menaxheri i bankës, me sa di unë është me naj praktikë naj trajtim”, tha ai.

E kur u sfidua me vendimin për kandidatin e suksesshëm që është publikuar në ueb-faqen e MTI-së, Limaj ndërrojë qëndrim.

“Atëherë duhet të pyetet institucioni përkatës a i ka respektuar rregullat ligjore dhe a i ka plotësuar kushtet”, ka thënë Limaj.

Kujtojmë se vitin e kaluar KALLXO.com kishte raportuar se konsulent për çështje financiare, është pozita për në të cilën Veron Selmani është angazhuar me kontratë për shërbime të veçanta në mars të vitit 2018 në Agjencinë KISEA.

Kjo Agjenci është në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Dhëndri i Fatmir Limajt punësohet në Ministrinë e NISMA-s

Me 14 gusht të vitit 2019, Selmani është përzgjedhur kandidatë i suksesshëm për pozitën: Zyrtar për Investime Strategjike në MTI.

Tash Selmani, nëse nuk ka pas ankesa, do të bëhet shërbyes civil në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Veron Selmani është dhëndërri i Fatmir Limajt.

Dhëndri i Fatmir Limajt me pozitë të re në ministrinë e NISMA-s