array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Ripublikimi i lajmit të aksidentit që ka ndodhur vitin e kaluar

Deklarata

DHlMBJE për familjen shqiptare! Babë e bir humbin jetën në aksident

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Faqja “Aktualitete” ka publikuar katër herë një artikull me titull “DHlMBJE për familjen shqiptare! Babë e bir humbin jetën në aksident”, më: 02.02.2024 (arkiva), 17.02.2024 (arkiva), 14.02.2024 (arkiva) dhe 17.03.2024 (arkiva). Në asnjë prej këtyre datave, nuk ka ndodhur aksidenti me dy persona të vdekur, si është raportuar nga faqja “Aktualitete”. Aksidenti për të cilin ka raportuar kjo faqe në Facebook, sipas Policisw sw Malit tw Zi, ka ndodhur më 01.12.2023 në Mal të Zi (arkiva). Policia e Malit të Zi kishte njoftuar (arkiva) se në aksidentin që kishte ndodhur më 01.12.2023 në 13:20h, kishin mbetur ë vdekur burri i moshës 36-vjeçare dhe djali i tij.

Artikulli

Më 15.03.2024, faqja e Facebook “Aktualitete” (arkiva) ka publikuar një fotografi me titull “DHlMBJE për familjen shqiptare! Babë e bir humbin jetën në aksident”.

Kjo faqe e ka shpërndarë këtë lajm së bashku me një fotografi të një veture të aksidentuar. 

Të njëjtin lajm, me të njëjtin titull dhe fotografi, faqja “Aktualitete” e ka publikuar edhe tri herë të tjera, më: 02.02.2024 (arkiva), 14.02.2024 (arkiva) dhe 17.02.2024 (arkiva). 

Ky postim më pas është shpërndarë edhe në faqe të tjera të Facebook, si: “Tradita Shqiptare” (arkiva) dhe “Jeta dhe Shëndeti” (arkiva). 

Krypometër ka kontaktuar me Policinë e Malit të Zi, për të parë nëse aksidenti në të cilin kanë vdekur dy persona ka ndodhur më 15.02.2024, si është raportuar nga faqja “Aktualitete” (arkiva). Policia e Malit të Zi kanë thënë se aksidenti ka ndodhur më 01.12.2023.

“Ju njoftojmë se më 01.12.2023, rreth orës 13:20h, është raportuar një ngjarje tek zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Podgoricë, kur është konstatuar se automjeti, me të cilin ishte duke udhëhequr A.Gj., ka dalë nga rruga dhe ka rënë në rrjedhën e lumit Moraça në rrugën Dr. Vukashina Markoviqa, ndërsa në automjet me të ishte edhe djali i tij i mitur K.Gj., të cilët kanë humbur jetën gjatë kësaj ngjarjeje”- thuhet në përgjigjen e Policisë së Malit të Zi të dhënë më 02.04.2024.

Përmes kërkimit të fotografisë së aksidentit në Google Lens, Krypometër ka gjetur se fotografitë e publikuara dhe inicialet e personave të vdekur në aksident përputhen me një aksident që ka ndodhur më 01.12.2023 në Mal të Zi (arkiva). 

Mediat në këtë shtet kanë raportuar se në aksident është përfshirë një veturë Golf IV, e cila ka rënë në lumin Moraça. 

Qendra Operative e Komunikimit e Drejtorisë së Policisë (arkiva) në Mal të Zi kishte konfirmuar se aksidenti kishte ndodhur më 01.12.2023 në 13:20h. Nga ky aksident kishin mbetur të vdekur burri i moshës 36-vjeçare dhe djali i tij.

Krypometri gjithashtu ka verifikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi (Arkivi) se më datë 15.03.2024, datën kur është ri-publikuar lajmi, nuk ka pasur ndonjë aksident me dy viktima (arkiva).