array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Ripublikimi i artikullit të vitit 2019 me titull të rremë

Deklarata

Donika Gervalla-Schwarz Hashim Thaçi Kadri Veseli Dhe Ramush Haradinaj Nuk Janë UÇK veç Rexha është

Media

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Më 18 korrik 2022 është publikuar lajmi me mbishkrimin “Donika Gervalla-Schwarz Hashim Thaçi Kadri Veseli Dhe Ramush Haradinaj Nuk Janë UÇK veç Rexha është”. Pjesa e titullit “Veç Rexha është”, është e rreme pasi një gjë të tillë nuk e ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz. Ndërsa, pjesa tjeter e titullit dhe artikullit ishte pjesë e një postimi në Facebook që e kishte bërë Gërvalla-Schwarz në vitin 2019. Ripublikimi i këtij qëndrimi bëhet 3 vjet më vonë, në kohën kur Gërvalla-Schwarz mban pozitën e zv.kryeminitres dhe ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Artikulli

Më 18 korrik 2022, faqja “Goanwatch” dhe faqja në Facebook “Fol shqip” publikuan një artikull me mbishkrim “Donika Gervalla Schwarz Hashim Thaçi Kadri Veseli Dhe Ramush Haradinaj Nuk Janë UÇK veç Rexha është”.  

Ky raportim fillimisht është jashtë kontekstit pasi një postim të tillë për UÇK-në, Gërvalla e kishte bërë më 12 korrik 2019. Gjithashtu, raportimi se ‘veç Rexha është UÇK”, është i rremë, pasi në shkrimin e saj, Gërvalla nuk e kishte përmendur fare Rexhep Selimin.

Në një pjesë të shkrimit më 12 korrik 2019, Gërvalla-Schwarz kishte shkruar: 

“As Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Jakup Krasniqi, as Ramush Haradinaj, as Azem Syla dhe plot tjerë nuk janë UÇK, janë ajo pjesë e komandantëve për të cilët sot turpërohen ushtarët e mirëfilltë të UÇK-së”.

Donika Gërvalla-Schwarz përmes atij shkrimi ishte shprehur se UÇK i konsideron vetëm ushtratët e mirëfilltë dhe jo komandanët e lartpërmendur.

Derisa, në titullin e këtyre portaleve lë të kuptohet se ata nuk kanë qenë fare pjesë e UÇK-së, përpos Rexhep Selimit.