array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Receta e rreme për pijen që shëron pagjumësinë përgjithmonë

Deklarata

Pijeni Cdo Mbremje 1 Orë Para Gjumit Dhe Te Zgjidhni Nje Here E Mire Kete Problem

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Artikulli me titull “Pijeni Cdo Mbremje 1 Orë Para Gjumit Dhe Te Zgjidhni Nje Here E Mire Kete Problem” nuk bazohet në fakte. Në artikull është dhënë një recetë që pretendohet që mund të përdorin personat që kanë problem me pagjumësinë, por për këtë nuk është ofruar asnjë fakt shkencor apo rekomadim i mjekut. Mjeku familjar Remzi Shala thot se qytetarët duhet të konsultohen me mjekë për problemet shëndetësore që kanë. 

Artikulli

Më 22 maj 2023 faqja në FacebookAutochthonous Shqipe”, ka publikuar një artikulli me titull: “Pijeni Cdo Mbremje 1 Orë Para Gjumit Dhe Te Zgjidhni Nje Here E Mire Kete Problem”.

I njëjti shkrim është publikuar në ueb faqen kapelajmin.com. I njëjti shkrim qarkullon në faqe të ndryshme në internet që nga viti 2021, si Lajme24, Abdulbesir Neziri.

Brenda këtij artikulli është dhënë një recetë me përbërës për përgatitje të këtij çaji.

Në tekst flitet për alternativat qe ndihmojnë për një gjumë më të mirë, ndërsa në shkrim nuk është ofruar asnjë fakt shkencor dhe nuk është cituar asnjë mjek që e konfirmon konstatimin e bërë në titull. 

Mjeku i përgjithshëm Remzi Shala ka thënë se qytetarët duhet të konsulltohen me mjekë para se të vendosin për të përdorë barna.