array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Raportimi i rremë se Aleksandër Vuçiq shpërndau postimin e gazetarit Berat Buzhala

Deklarata

“Retweet i Aleksander Vucic i cili shperndan postimin e Berat Buzhales!”

Faqe në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia dhe përshkrimi “Retweet i Aleksander Vucic i cili shperndan postimin e Berat Buzhales!” është i rremë. Fotografia e publikuar si dëshmi është e manipuluar. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk e ka rishpërndarë postimin e bërë nga gazetari Berat Buzhala.

Artikulli

Më 31 maj 2023, faqja në Facebook “Diaspora me Albinin” shpërndau një postim me mbishkrim: “Retweet i Aleksander Vuçiq i cili shperndan postimin e Berat Buzhales!”. 

I njëjti postim është bërë edhe në faqen e internetit “Fleta Press”, por më pas kjo faqe e ka fshirë postimin.

Në postim pretendohet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka shpërndarë një postim të gazetarit Berat Buzhala në Twitter. Buzhala në postin e tij ka shkruar se është situatë sfiduese për gazetarët që kundërshotjnë kryeministrin Albin Kurti.

Postimit i është vënë mbishkrimi, sipas tyre i bërë nga Vuçiq, në gjuhën angleze si në vijim: “Kjo është e vërtetë. Berat Buzhala, një gazetar elitar, ka guxim me tregu të vërtetën” (This is true, Berat Buzhala a top Kosovo journalist, courageously shares the truth).

Por, ky postim është i rremë, pasi Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk e ka rishpërndarë postimin e bërë nga gazetari, Berat Buzhala.

Madje, ky lloj raportimi është demantuar edhe nga vetë gazetari Berat Buzhala në rrjetin Facebook.