array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Publikimi i videoxhirimit të vjetër 

Deklarata

Plaku kosovar i cili shante UÇK-në dhe thotë e jap jetën për Millosheviqin

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Artikulli me titull “Plaku kosovar i cili shante UÇK-në dhe thotë e jap jetën për Millosheviqin” nuk është i bazuar në fakte. Në artikull nuk është paraqitur asnjë video që e mbështetë atë që është thënë në artikull. Në artikull është thënë se “video e ditëve të fundit”, por në bazë të fotografisë duket që xhirimet janë bërë shumë kohë më parë.

Artikulli

Më 21 mars 2023, faqja e internetitDubsmash Shqip” ka shpërndarë një artikull me titullin ‘Plaku kosovar i cili shante UÇK-në dhe thotë e jap jetën për Millosheviqin’.

Në fillim të artikullit thuhet se “Një video ditëve të fundit po qarkullon në rrjetet sociale ka bërë bujë dhe ka ngjallur reagime dhe paknaqësi të shumta tek shqiptarët”.

Në fillim të artikullit paralajmërohet se është një video, por në artikull nuk është bashkangjitur asnjë video.

Në artikull nuk tregohet kur është xhiruar kjo video, po thuhet se është një “video e ditëve të fundit”.

Në bazë të fotografisë së publikuar, shihet se xhirimi është bërë shumë kohë më parë.

Në artikull thuhet se intervista është dhënë për media serbe, por nuk tregohet për cilën media apo nëse intervistën e kishte dhënë nën kërcënim.