array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Publikim i fotografisë së vjetër të veturës zyrtare duke bartur lakra

Deklarata

Është koha më e mirë e vitit  3Z

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Fotografia e publikuar në grupin ‘Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë’ më 30 nëntor 2023 është e vjetër. Ajo është realizuar në vitin 2017. Në kohën e publikimit të kësaj fotografie, Shërbimi Korrektues të Kosovës kishte thënë se me veturën e tyre janë shpërndareë lakra në kuzhinën e Qendrës së Paraburgimit në Lipjan  nga ajo e Smrekonices.

Artikulli

Më 30 nëntor 2023, në faqen ‘Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë’ ka publikuar një foto (arkive) të një makinave zyrtare me tabelë 3Z teksa bart lakra.

Kjo faqe e ka përshkruar foton si: “Është koha më e mirë e vitit  3Z”. Kjo foto ka marrë mbi 1,600 reagime, 390 komente dhe 84 shpërndarje, të cilat kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me qasje të ndryshme.

Krypometri ka gjetur se fotografia e shpërndarë në këtë faqe është e vjetër. E njëjta fotografi për herë të parë, më 29 nëntor 2017 (arkivë) dhe më 30 nëntor 2017. Numri i regjistrimit të automjetit është i njëjtë, madje edhe këndi prej nga është bërë fotografia është e njëjtë.

Në kohën e publikimit të kësaj fotografie, në vitin 2017, institucioni që ka në menaxhim dhe pronësi këtë veturë kishte dhënë një sqarim duke thënë se vetura ka qenë e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe e njëjta ka qenë duke dërguar lakra në kuzhinën e Qendrës së Paraburgimit në Lipjan nga ajo e Smrekonicës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të programeve rehabilituese ka edhe agrikulturën ku kultivon perime të ndryshme për nevoja të kuzhinave të institucioneve Korrektuese. Në kuadër të saj, Qendra Korrektuese në Smrekonicë bënë edhe shpërndarjen e perimeve të ndryshme nëpër qendrat tjera Korrektuese, rasti konkret është edhe lajmi që është publikuar nëpër disa media sot, ku shihet vetura Toyota me targa 3Z 024 05 e cila është në pronësi të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Me qëllim të informimit të drejtë për opinionin, kjo veturë zyrtare ka qenë duke bërë bartjen e lakrave për në kuzhinën e Qendrës së Paraburgimit në Lipjan nga ajo e Smrekonicës”- thuhej në reagim.

Krypometri ka kontaktuar serish me Shërbimi Korrektues i Kosovës për të parë nëse ka pas raste të reja kur lakrat janë bartuar me veturat e këtij institucionit. Florent Gashi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës ka thënë se “fotografia e shpërndarë së fundmi është e vjetër”.