array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Pretendimi se një recetë kuzhine pastron toksinat në zorrë të trashë

Deklarata

Largoni toksinat nga zorra e trashë me këtë recetë

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Artikulli me titull “Largoni toksinat nga zorra e trashë me këtë recetë” ka përfundime të paprovuara dhe të pa mbështetura në fakte. Specialistët shëndetësorë rekomandojnë dieta për largimin e toksinave nga zorra e trashë, apo në raste të caktuara përshkruhen edhe substanca medikamentoze. Për recetën e rekomanduar, mjekët thonë që “s’ka bazë shkencore, është thjeshtë një recetë kuzhine”.

Artikulli

Më 25 nëntor 2023, faqja e Facebook-ut, ‘Fjale te Urta’, (arkiva) ka publikuar një artikull me titull, “Largoni toksinat nga zorra e trashë me këtë recetë”.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe nga ueb faqja ‘atdheal.com’(arkiva).

Artikulli rekomandon një recetë në kushte shtëpie për pastrimin e zorrës së trashë.

Krypometër ka kontaktuar me gastroenterologun Dr. Remzi Berisha për të verifikuar nëse një recetë e tillë është rekomanduar për trajtimin e kësaj sëmundje.

Ai ka thënë se për problemet me zorrë rekomandohen dieta apo në rastet të caktuara edhe me barna që janë pjesë e protokoleve.

Ai ka thënë se duhet të eliminohen disa ushqime.

“Brumërat (byrek, makarona, shpageta, buka e nxehtë, flija, picat), mishrat e fërguar (sa më rrallë, më tepër preferohet mish i zier), salcat e ndryshme, kripërat, ëmbëlsirat, djegës, pijet e gazuara, pijet energjike, alkooli, kafet e shumta. Këto janë ushqimet të cilat duhet t’i mënjanojmë sa më shumë që mundemi” – thotë Berisha për Krypometër.

Berisha ka shtuar se ka raste kur vjen deri te çrregullimi i florës normale të zorrës dhe grumbullimi i toksinave.

“Te rastet e këtilla, pra te konstipacioni, nese me anë të ushqimit të rregullt nuk mundemi të pastrojmë zorrët mirë, atëherë veprohet me substanca medikamentoze që ndihmojnë në largimin e toksinave dhe njëkohësisht vendosjen e florës normale te zorrëve. Me vendosjen e florës normale të zorrëve dhe rregullimin e peristaltikës se zorrëve, atëherë vjen deri te largimi i toksinave nga zorrët dhe zakonisht pacienti e ndien veten më mirë. Sepse tek të gjithë pacientet ankesë kryesore është fryrja e barkut dhe konstipacioni”- ka thënë tutje Berisha në përgjigjen e datës 26/12/2023.

Ndërsa doktori tjetër Arber Veliu, duke iu referuar artikullit, ka thënë për Krypometër se nuk ka ndonjë bazë shkencore në këtë recetë.

“S’ka bazë shkencore, kjo është një recetë kuzhine, por tash po shkruajnë gjithçka”- tha për Krypometër gastroenteorologu Veliu.