array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi i rremë për shërimin e dhimbjeve nervore të shiatikut

Deklarata

“Konsumoni 1 lugë nga ky përbërës për vetëm 14 ditë dhe do të kuroni këto sëmundje”

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Video e bashkangjitur në artikullin me titull: “Konsumoni 1 lugë nga ky përbërës për vetëm 14 ditë dhe do të kuroni këto sëmundje” ka përmbajtje të rreme. Neurokirugët thonë se dhimbjet e shiatikut nuk mund të shërohen me receta të tilla, mirëpo duhet të trajtohen me medikamente të përshkruara nga specialistet ose me operacion nëse nuk ka elemente operative.

Artikulli

Më 22 qershor 2023, faqja e Facebookut “Autochthonus Shqipe” ka shpërndarë një artikull të uebfaqes “KapeLajmin” me titullin “Konsumoni 1 lugë nga ky përbërës për vetëm 14 ditë dhe do të kuroni këto sëmundje”.

Artikulli pretendon se zierja e qumështit me hudhër shëron dhimbjet nervore të shiatikut brenda 14 ditëve.

Në artikull dhe në video, faqja nuk i referohet ndonjë mjeku apo punimi shkencor për t’i mbështetur pretendimet e tyre. Po ashtu edhe personi që gjoja është shëruar brenda 14 ditëve është anonim. 

KALLXO.com ka kontaktuar me dy neurologë për të parë nëse janë të vërteta pretendimet për shërim të dhimbjeve të shiatikut brenda 14 ditëve.

Neurokirurgu Besnik Elshani i kontaktuar nga KALLXO.com thotë se kjo nuk është një metodë shkencore, por metodë popullore për të cilën nuk ka një mbështetje shkencore që shëron dhimbjet shiatike.

Elshani ka thënë se dhimbjet e shpinës, që vërtetohet përmes fotografimeve, s’ka përbërës të tillë (recetë) që e shërojnë.

Ai tha se nëse sëmundja e shiatikut ka elemente operative, duhet patjetër që të bëhet operacion. Kurse, në rastet kur nuk ka elemente operative, atëherë trajtimi duhet të bëhet me medikamente e jo me receta që nuk i njeh shkenca.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe neurologun Blerim Myftiu. 

Myftiu ka konfirmuar që një recetë e tillë nuk përshkruhet nga doktorët, e që po ashtu kjo recetë nuk gjendet në protokollet mjëksore. 

“Doktorët nuk e përshkruajnë si recetë dhe nuk gjendet në protokollet mjekësore” – ka thënë Myftiu. 

Ai gjithashtu ka thënë se për një shërimin e dhimbjes nervore të shiatikut duhet të konsultohet doktori. 

“Duhet mendimi neurologut dhe neurokirurgut” – ka shtuar Myftiu.