array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi i rremë i ripostuar për babain e Vjosa Osmanit 

Deklarata

Adem Jashari kur e ka luftu Serbine, baba i Vjoses e ka pas uniformen serbe

Media

Vlerësimi

Rrenë

Informacioni “Adem Jashari kur e ka luftu Serbine, baba i Vjoses e ka pas uniformen serbe” është i rremë. Burime zyrtare kanë mohuar se informacioni rreth babait të Vjosa Osmanit është i saktë ndërsa edhe një vendim i KMSHK-së për raportime të ngjashme ka konstatuar pasaktësi në raportim. 

 

Artikulli

Më 13 gusht 2023 faqja e facebook-ut, “Prishtina” ka publikuar një fotografi ku dy qytetarë mbajnë në duar fotografitë e kryeministrit Albin Kurti, presidentes Vjosa  Osmani dhe Adem Jasharit me mbishkrimin “Legjendar keta janë pasardhësit e tu që qojn amanetin tënd në vend”.

Kjo fotografi është shoqëruar me një mbishkrim ku thuhet “Adem Jashari kur e ka luftu Serbine, baba i Vjoses e ka pas uniformen serbe, e Kurti ka kerku qe me paqe te zgjidhet lufta me Serbine e ka deklaru qe nuk e kap armen kunder Serbise. Sot keta analfabetet qe as me shkru nuk dijne, po e mbysin perseri Adem Jasharin. Per ta po vajton edhe Naim Frasheri per gjuhen shqipe”.

Ky publikim ka konstatuar se në periudhën kur komandati Adem Jashari ka luftuar, babai i Presidentës ka qenë pjesë e uniformave serbe.

Këtë deklaratë e kanë demantuar kabineti i Presidencës.

Bekim Kupina, këshilltar për media në një deklaratë për Krypometër me 17 gusht 2023 tha se babai i presidentës është dëbuar nga puna në mars të vitit 1989 për shkak të refuzimit të politikave të atëhërshme diskriminuese.

“Kjo gënjeshtër është demantuar disa herë nga Presidentja Osmani dhe familja e saj. Babai i Presidentes është dëbuar nga puna nga regjimi i Millosheviqit në mars të vitit 1989, pikërisht për shkak të refuzimit të politikave të atëhershme diskriminuese dhe që nga themelimi i LDK-së është angazhuar në përpjekjet kundër regjimit gjenocidal serb, gjë për të cilën ka qenë edhe i burgosur e i torturuar nga Serbia. Këto dezinformata janë hedhë poshtë edhe në raste të vendosura nga Këshilli i Mediave të Shkruara”- ka thënë Kupina.

Krypometri ka gjetur se në vitin 2020, Vjosa Osmani ishte përballur me fushatë linçuese pas publikimit të një fotografie të dy personave me uniformë të policëve serb, njëri prej të cilëve u tha rrejshëm se ishte babai i saj.

Osmani në atë kohë i denoncoi këto publikime, duke i quajtur tendencë për linçim.

Ajo kishte mohuar se në fotografi ishte babai i saj, Raif Osmani.

“Përkrahësit e tregtarëve të kufijve paskan gjetur një fotografi të dy policëve serbë dhe pa fije turpi gënjejnë se njëri nga ta në foto është babai im, Raif Osmani. Natyrisht që në atë foto nuk është babai im, e natyrisht që edhe gënjeshtra se ai ka punuar për serbët është shpifje e radhës e atyre që sot e kthyen Kosovën në varësi të Beogradit”- kishte shkruar Osmani më 7 qershor 2020 në Facebook.

Personi i cili u pretendua se ishte Raif Osmani, në të vërtetë ishte Milan Martiq.

Këshilli i Mediave të Shkruara me 10 qershor 2020 kishte konstatuar se një raportim i cili pretendonte se babai i Vjosa Osmanit kishte punuar në armatën Jugosllave deri në vitin 1993 ishte i pavërtetë