array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Premtimet ‘maratonë’ për Kodin Civil

Deklarata

“Të gjithë ne e kemi ditur se hartimi i Kodit Civil kërkon kohë, kërkon ekspertizë dhe njëkohësisht është një proces. Unë besoj se Komisioni qeveritar e ka bërë punën e vet bashkërisht edhe me ekspertët e tjerë dhe kanë bashkë-dyzuar këtë punë. Tani duhet të kalojmë në një fazë tjetër, që unë do ta quaja konkretizimi i normave juridike për Kodin Civil”, kishte deklaruar në vitin 2016, ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Ftoj të gjitha institucionet të kontribuojnë në hartimin e kodit civil. Këtë proces ta përfundojmë me një konsensus të përgjithshëm. Ndër të tjera, ky kod duhet të synojë fuqizimin e të drejtave të grave në pronë dhe trashëgimi. Shpresoj që fundi i vitit të na gjejë në përfundimin e këtij kodi”, kishe deklaruar në vitin 2018, ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Dy ish ministrat e Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe Abelard Tahiri

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Deklaratat e dy ish-ministrave të Drejtësisë, Kuçi e Tahiri cilësohen si premtime të papërmbushura. Që të dy kanë premtuar që shumë shpejt do miratohet Kodi Civil mirëpo kodi nuk është proceduar për votim në qeveri dhe kuvend.  

Artikulli

Realizimi i të drejtave pronësore për gratë në Kosovë, është një maratonë sfilitëse që në disa raste zgjatë përtej dekadës, zgjatë aq shumë saqë me raste gratë detyrohen të heqin dorë nga kjo e drejtë. Pakoja ligjore është ndryshuar por nuk ka adresuar plotësisht nevojat dhe ato ndryshime që janë bërë nuk po zbatohen.

Kodi Civil sa është afër, është edhe larg dhe po shoqërohet me shumë kritika. Gjykatat assesi të binden për seriozitetin e çështjes e t’i trajtojnë lëndët me prioritet, e gratë e vajzat që kërkojnë pronën, po detyrohen të dorëzohen para përfundimit të maratonës. 

Përgjatë më shumë se 5 viteve, pas shumë përpjekjesh e shumë e shumë diskutimesh, sa u mendua që më në fund Kosova është afër që të bëhet për herë të parë me Kod Civil, një gjë e tillë po shihet të jetë larg dhe si duket ende do të duhet të presim derisa Kosova të bëhet me Kod Civil.

Një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian e i organizuar nga Ministria e Drejtësisë, nisi punën qysh në korrik të vitit 2014, për draftimin e një Kodi Civil i cili parashihej që të përmblidhte në një vend të gjitha dispozitat ligjore të cilat dalin nga e drejta civile. Ndonëse kanë kaluar më tepër se 5 vite, ky projekt ende nuk e ka marrë dritën jeshile të finalizimit.

Qysh në vitin 2016, ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Hajredin Kuçi në një takim përmbyllës të projektit të BE-së “Përkrahja për Kodin Civil dhe të drejtat pronësore”, kishe deklaruar se kishte mbetur edhe pak kohë deri në përfundimin e hartimit të këtij kodi.

“Të gjithë ne e kemi ditur se hartimi i Kodit Civil kërkon kohë, kërkon ekspertizë dhe njëkohësisht është një proces. Unë besoj se Komisioni qeveritar e ka bërë punën e vet bashkërisht edhe me ekspertët e tjerë dhe kanë bashkë-dyzuar këtë punë. Tani duhet të kalojmë në një fazë tjetër, që unë do ta quaja konkretizimi i normave juridike për Kodin Civil”, kishte deklaruar në vitin 2016, ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi

Dy vite më pas edhe pasardhësi i Kuçit, Abelard Tahiri tha se shumë shpejtë Kosova do të bëhet me Kod Civil, ai madje përmendi fundin e vitit 2018 si periudhë që sipas tij planifikohej që të përfundonte draftimi i këtij kodi.

Ftoj të gjitha institucionet të kontribuojnë në hartimin e kodit civil. Këtë proces ta përfundojmë me një konsensus të përgjithshëm. Ndër të tjera, ky kod duhet të synojë fuqizimin e të drejtave të grave në pronë dhe trashëgimi. Shpresoj që fundi i vitit të na gjejë në përfundimin e këtij kodi”, kishe deklaruar në vitin 2018, ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Përpos deklaratave që shumë shpejtë do të bëheshim me një Kod Civil, gjatë këtyre viteve pamë edhe shumë fushata e përfshirje të shumë palëve si: përfaqësues nga gjyqësori, shoqëria civile, biznese e qytetarë që u bënë bashkë shumë herë, në shumë grupe punuese për të diskutuar e për  të dhënë rekomandime e komente lidhur me hartimin e këtij kodi, për të cilin u tha se dukshëm do të forcojë sundimin e ligjit në Kosovë me ndikim të posaçëm në përmirësimin e pozitës së grave në shoqëri. 

I gjithë ky proces i hartimit të këtij kodi, u mbështetet me fushata komunikimi e informimi në të gjithë Kosovën, me qëllim që qytetarët të informohen se çfarë do të thotë Kodi Civil për individët, organizatat dhe bizneset. 

Madje për hartimin e këtij Kodi, Bashkimi Evropian dha më tepër se 2 milionë euro. 

Risitë që do të sillte ky Kod, prekin të drejtën e detyrimeve, të drejtën pronësore, të drejtën familjare dhe atë trashëgimore, me të vetmin qëllim të rregullimit dhe harmonizimit të dispozitave ligjore të së drejtës civile, të gjitha këto të grupuara në një vend.

Rrugëtimi i gjatë për tu pajisur me Kod Civil

 

  • 1 korrik 2014, fillon implementimi i projektit “Mbështetje në hartimin e Kodit Civil dhe rregullimin e Çështjeve Pronësore”. 
  • 11 mars 2015 themelohet Komisioni për hartimin e draftit të Kodit Civil (Komisioni shtetëror)
  • 09 nëntor 2016, Qeveria e autorizoi Ministrinë e Drejtësisë që të procedojë me finalizimin e Kodit Civil. 
  • 28 dhjetor 2016, themelohet Grupi Punues për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të hartimit dhe finalizimit të Kodi Civil.
  • 29 nëntor 2019, është përfunduar versioni final i kodit.
  • Mars 2020, ende nuk është proceduar në kuvend drafti përfundimtar i Kodit Civil

 

Por të gjitha këto investime, e gjithë kjo zhurmë, e e gjithë kjo pritje, a do të përmbyllet në fund me një punë të suksesshme?. Një gjë e tillë pritet të shihet…!

Përpos rekomandimeve të cilat janë dhënë e të cilat janë përfshirë në draftin përfundimtar të Kodit Civil, i cili pritet që të dalë në Kuvend për të marrë dritën jeshile, BIRN përmes rekomandimeve të mëtejme dhe pjesëmarrjes në grupe punuese, vazhdimisht do të kërkojë që të plotësohen dhe ndryshohen ligjet aty ku shihet se ka mangësi, krejt kjo me qëllim që grave tu mundësohet qasje më e lehtë dhe inkurajim për të realizuar të drejtat e tyre në pronë.