array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Përdorimi i figurave publike për shitje të suplimenteve 

Deklarata

Rikthe shikimin në 7 ditë. Shkruani recetën përpara se të fshihet

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Postimi në Facebook “rikthe shikimin në 7 ditë. Shkruani recetën përpara se të fshihet”. Aktualisht në këtë postim nuk hapet asnjë recetë apo artikull, që tregon se si mund të rikthehet shikimi për 7 ditë. Por, në këtë postim në Facebook fillimisht ishte bashkangjitur një artikull, në të cilin në mënyrë të rrejshme janë përdorë imazhet dhe brendi i Emisionit Opinion që transmetohet në Klan TV. Autori dhe moderatori i emisionit Opinion, Blendi Fevziu, ka thënë “s’kam realizuar atë intervistë, nuk e di kush e ka bërë këtë, kjo nuk është as faqja e emisionit tim, kjo është fake”.

Artikulli

Më 28.02.2024 faqja në Facebook “Mavrikana Beison” (arkiva) ka publikuar një postim me titull  “rikthe shikimin në 7 ditë. Shkruani recetën përpara se të fshihet”.

Në të njëjtin postim është bashkangjitur një artikull i publikuar në një faqe që është prezantuar si pjesë e emisionit “Opinion” i cili transmetohet në Klan TV. Artikulli është ilustruar me fotografitë e gazetari Blendi Fevziu, i cili është autor dhe moderator i emisionit “Opinion”.

Artikulli pretendon se një student me emrin Jakup Cani ka fituar çmimin prestigjioz evropian në inovacionin mjekësor për zbulimin e një metode për rikthimin e shikimit në çdo moshë dhe i njëjti është intervistuar nga Blendi Fevziu.

Ndonëse në këtë artikull është një intervistë mes studentit Cani dhe një gazetareje, ilustrimi i tekstit është me fotografinë e gazetarit dhe moderatorit Blendi Fevziu, e ndër tjerash është edhe një fotografia e Neurokirurgut shqiptar, Dr. Mentor Petrela, me të cilin sipas artikullit thuhet se studenti i ashtu quajtur Jakup Cani ka biseduar për këto ilaçe.

Krypometri ka pyetur edhe gazetarin Blendi Fevziu rreth kësaj interviste të supozuar.

Fevziu për Krypometër tha se kjo nuk është e vërtetë, duke iu referuar artikullit i cili është i ilustruar me fotografi të tij.

“Unë s’kam realizuar atë intervistë, nuk e di kush e ka bërë këtë, kjo nuk është as faqja e emisionit tim, kjo është fake”- tha Fevziu për Krypometër.

Fotografia e gazetari Blendi Fevziu, i cili është autor dhe moderator i emisionit “Opinion”, që është përdorë për ilustrimin e lajmit
Fotografia e gazetari Blendi Fevziu, i cili është autor dhe moderator i emisionit “Opinion”, që është përdorë për ilustrimin e lajmit

Artikulli gjithashtu reklamon një produkt të quajtur “O Caps”, për të cilin thuhet se përmirëson shqisën e shikimit dhe në këtë artikull çmimi i tij është 39 euro me zbritje pasi që çmimi i vjetër ishte 78 euro.

Krypometër ka verifikuar nëse fotografia e publikuar i takon studentit Jakup Cani, por nga kërkimet në Google Lens, del që kjo është një portret që përdoret për ilustrim të imazhit të një personi që punon në zyre.

I njëjti emër është përdorë edhe në një artikull tjetër në të cilin janë përdorë fotografi të rreme përmes të cilave promovohet i njëjti supliment. 

Krypometër ka kontrolluar edhe nëse ky ilaç ka autorizim marketingu në Kosovë dhe ka gjetur se produkti ‘O Caps’, nuk bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale prandaj edhe nuk mund të ofrohet për shitje dhe përdorim klinik.

Kryepometër ka pyetur specialistin e farmacisë klinike, Astrit Haxhijaha nëse e njeh këtë produkt.

Ai tha për Krypometër se ‘O Caps’ është suplement e jo ilaç.

“Pra kjo mund të ndihmojë pak problemin por s’mund të përdoret për ta trajtuar problemin”- thuhet në përgjigjen e Haxhijahës për Krypometër të datës 18.03.2024