array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pamjet e rreme të dronit iranian drejt Izraelit

Deklarata

Ne Izrael u vrane gjithsej, ZERO PERSONA. Aq me pak komandante te nivelit qe Izraeli i vrau Iranit. Thuhet madje se edhe Dronet nuk kane patur lende shperthyese brenda

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi i videos “Ne Izrael u vrane gjithsej, ZERO PERSONA. Aq me pak komandante te nivelit qe Izraeli i vrau Iranit. Thuhet madje se edhe Dronet nuk kane patur lende shperthyese brenda” është i rremë. Pamjet e publikuara nuk tregojnë dronë iranian që ishin përdorë në sulmin ndaj Izraelit, më 13 dhe 14 prill 2024. Pamjet janë publikuar për herë të parë më 21.02.2024 dhe tregojnë një ngjarje të ndodhur në qytetin sirian Abu Khashab.

Artikulli

Më 14.04.2024, një profil në Facebook (arkiva) ka publikuar disa pamje përmes të cilave pretendohet se janë dronë nga sulmi i Iranit në Izrael.

Kjo video është publikuar me përshkrimin: “Ne Izrael u vrane gjithsej, ZERO PERSONA. Aq me pak komandante te nivelit qe Izraeli i vrau Iranit. Thuhet madje se edhe Dronet nuk kane patur lende shperthyese brenda”.

Fotografia është publikuar në ditën kur Irani sulmoi Izraelin me dronë dhe raketa mbrëmjen e datave 13 dhe 14 prill 2024.

Krypometër përmes instrumentit të kërkimit “Google Lens”, ka kërkuar fotografinë në internet dhe ka rezultuar se pamjet janë të vjetra.

Pas kërkimit në internet, ka rezultuar se videoja në fjalë është publikuar më 21.02.2024 dhe tregon një ngjarje të ndodhur në qytetin sirian Abu Khashab.

“Një dron vetëvrasës u përplas në linjat elektrike dhe të komunikimit në fshatin Qamar Aldin pranë qytetit të Abu Khashb në provincën veriperëndimore Hasakah. UAV-ja është plotësisht e paprekur pa asnjë shpërthim të eksplozivëve duke e bërë këtë një artikull shumë të rrezikshëm për t’u hequr”- ka shkruar në rrjetin social X faqja siriane SteeleM më 21.02.2024, duke bashkëngjitur fotografitë e dronit.

Mbrëmjen mes 13 dhe 14 prillit 2024, Irani sulmoi Izraelin me dronë e raketa, në shenjë hakmarrje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën iraniane në Siri, më 01.04.2024.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës tha se deri më tani nuk ka asnjë shtetas kosovar të lënduar nga zhvillimet e fundit në Izrael.

Ndërkaq, një sulm ajror izraelit që shkatërroi konsullatën e Iranit në Siri  më 01.04.2024 la pas vetes dy gjeneralë iranianë dhe pesë oficerë të vrarë, sipas zyrtarëve sirianë dhe iranianë.

Sulmi ajror në Siri vrau gjeneralin Ali Reza Zahdi, i cili udhëhoqi forcat elitare Quds në Liban dhe Siri deri në vitin 2016, sipas Rojeve Revolucionare të Iranit. Ai vrau gjithashtu zëvendësin e Zahdiut, gjeneralin Mohammad Hadi Hajriahimi dhe pesë oficerë të tjerë, raportoi Zëri i Amerikës.