array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Nxjerrja nga konteksti i fotografisë së Ardita Sinanit

Deklarata

Fjalet e Daut Haradinajt qe tha para 7 nate se Albin Kurti po keshillohet nga njerez te sherbimit serket serb, u vertetuan sot. Ardita Sinanin, keshilltare e Albin Kurtit e paska kogja mire me shefin e sherbimit sekret serbe (BIA) Aleksander Vulinin

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Postimi “Fjalet e Daut Haradinajt qe tha para 7 nate se Albin Kurti po keshillohet nga njerez te sherbimit serket serb, u vertetuan sot. Ardita Sinanin, keshilltare e Albin Kurtit e paska kogja mire me shefin e sherbimit sekret serbe (BIA) Aleksander Vulinin” është i rremë. Daut Haradinaj, në fjalën e tij nuk e ka përmendur ish-kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Krypometri e ka verifikuar se fotografia është shkëputur dhe shpërndarë për qëllime propaganduese nga faqja dhe se e njëjta i përket vitit 2017, gjatë shënimit të dy vjetorit të funksionimit të kampit të refugjatëve në Preshevë.

Artikulli

Më 21 qershor 2023, faqja e Facebook-ut, Prishtina (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shihet Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksandar Vulin, ish- ministër i Mbrojtjes i Serbisë.

Në përshkrim të postimit thuhet “Fjalet e Daut Haradinajt qe tha para 7 nate se Albin Kurti po keshillohet nga njerez te sherbimit serket serb, u vertetuan sot. Ardita Sinanin, keshilltare e Albin Kurtit e paska kogja mire me shefin e sherbimit sekret serbe (BIA) Aleksander Vulinin”.

Krypometri fillimisht ka kontrolluar vërtetësinë e fotografisë. Pas kërkimit në internet, ka gjetur se fotografia është publikuar në qershor të vitit 2017, në kohën kur Vulin ishte ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale e Ardita Sinani ishte kryetare e Komunës së Preshevës.

Për të sqaruar rrethanat e fotografisë, Krypometri ka kontaktuar me këshilltaren politike të Kurtit, Ardita Sinani.

Sinani thekson se fotoja është shkëputur dhe shpërndarë për qëllime propaganduese nga faqja dhe se e njëjta i përket vitit 2017, gjatë shënimit të dy vjetorit të funksionimit të kampit të refugjatëve në Preshevë.

“Aty unë kam qenë e ftuar nga Komisariati i Lartë për Refugjatë në cilësinë e kryetares së komunës, pasi që asokohe Presheva nga ata ishte zgjedhur si komuna që i trajtoi më së miri migrantët në Rutën e Ballkanit. Në atë solemnitet, përpos pushtetit lokal, delegacionin e të cilin e kam kryesuar unë si kryetare e komunës, kanë qenë të pranishëm edhe Karla Hershi, koordinatore UN për Serbi, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Japonisë, Gjermanisë, Norvegjisë, BE-së  si dhe ministritë nga qeveria e Serbisë që kanë ndihmuar këtë qendër pranuese të migrantëve”- ka thënë ajo.

Sinani konfirmon se në atë kohë, Vulin ka qenë ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe jo shef i BIA-s siç është pretenduar nga faqja e Facebook-ut.

“Në atë kohë Vulin ishte ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Jo shef i BIA-s siç është munduar të paraqesë në mënyrë propaganduese kjo faqe në Facebook. Andaj, unë u hedh kategorikisht poshtë këtë një pretendim të tillë i cili qëllim ka dezinformimin e opinionin publik dhe dëmtimin e reputacionit tim dhe kryeministrit Kurti”- është shprehur ajo.  

Në shtator të vitit 2022, kryeministri Kurti kishte emëruar ish-kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ndërkaq, më 10 maj 2021, Sinani ishte zgjedhur kryetare e Komunës së Preshevës, e cila u shkarkua një vit pasi mori detyrën.