array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Ngatërrimi i termit punësim dhe emërim 

Deklarata

Ja kush u punësua sot në qeverinë Kurti

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Postimi me titull “Ja kush u punësua sot në qeverinë Kurti” nuk është plotësisht i vertetë. Zyrtarët që janë përmendur në këtë artikull nuk janë të punësuar në Qeverinë Kurti, pasi marrëdhënia e punësimit mund të bëhet vetëm përmes konkursit. Në rastin konkret, zv.ministrat janë emëruar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Të njëjtit, mund të shkarkohen në çdo kohë nga kryeministri Kurti.

Artikulli

Më 19 qershor 2023 faqja “Vec me Albin Kurtin Kryeministër” publikoi një shkrim me titull “Ja kush u punësua sot në qeverinë Kurti”.

Derisa, brenda shkrimit nuk flitet për punësim, por për emërim të disa personave në pozita të ndryshme brenda qeverisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në një deklarim për KALLXO.com ka thënë se personat në fjalë nuk janë punësuar në Qeverinë e Kosovës.

“Emërimet nuk bazohen në konkurs e me këtë as në procedurë rekrutimi. Por, autoriteti politik, bazuar në kriteret e parapara me ligj dhe vullnetin personal të cilin ia beson ligji, emëron personin e caktuar në pozitë të caktuar”- tha Kryeziu.

Ai ka thënë se punësimet bëhen përmes konkursit, në të cilat kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë qytetarët e Kosovës që i plotësojnë kriteret.

“Punësimi nënkupton hapjen e konkursit nga institucioni publik në këtë rast dhe me këtë, zhvillimin e procedurave të rekrutimit sipas legjislacionit në fuqi. Emërimet jane vendimet që sipas ligjit i takojnë autoritetit politik”- është shprehur Kryeziu.

ligjin për zyrtarët publik janë paraparë procedurat përmes të cilave mund të përzgjedhet një zyrtar publik, pra përmes procesit të konkurimit. Ndërsa, në rastin e emërimeve në pozita politike, duke përfshirë ministrat, zv.ministrat dhe këshilltarët e tyre, emërimi bëhet pa procedura të rekrutimit.