
Pal Lekaj
Lekaj: Do t’i publikojmë kontratat me bizneset
Deklarata
Pal Lekaj: Ne e kemi obligim për të gjitha kontratat që nuk janë të sanksionuara nga të dy palët t’i publikojmë
Vlerësimi
Hetimet vazhdojnë
Ministria e Infrastrukturës është njëra prej autoriteteve kontraktuese që ka më së shumti buxhet për të shpenzuar përmes prokurimit. Publikimi i kontratave nga kjo ministri është në interes të rritjes së transparencës në shpenzimin e parasë publike. Meqë, Lekaj nuk ka dhënë një kohë kur do të ndodh publikimi, Krypometri do të kthehet pas një kohë të arsyeshme për të parë nëse ai do të mbajë premtimin e dhënë.
Artikulli
Lekaj ka premtuar se do t’i bëjë publike kontratat e nënshkruara nga Ministria e Infrastrukturës me bizneset.
Ai këtë premtim e ka dhënë gjatë një konference për media pas një vizite që kishte në Komunën e Prishtinës, ku është pritur nga kryetari Shpend Ahmeti.
Lekaj e ka përgëzuar komunën e Prishtinës për publikim të kontratave, duke premtuar se një gjë të tillë do të bëjë edhe ministria e Infrastrukturës.
Mirëpo, ai tha se publike mund të bëhen kontratat, të cilat nuk janë të sanksionuara nga palët.
“Ne kemi obligim për të gjitha kontratat që nuk janë të sanksionuara nga të dy palët t’i publikojmë, por ato që nuk i kam nënshkruar unë dhe janë të sanksionuar me marrëveshje dypalëshe mendoj se nga palët duhet që vetëm gjykata të marrë vendim dhe ne do të vazhdojmë me një transparencë të tillë të prokurimit publik” tha Lekaj.
Shkruar nga Drenushë Ramadani