array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Lajmi i vjetër për zhdukjen e fëmiut

Deklarata

LAJMI I FUNDIT: Zhduket një nxënës, babai publikon foto dhe bën thirrje për gjetjen e tij / 𝗟𝗲𝘅𝗼 𝗟𝗮𝗷𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁 👇

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Lajmi i publikuar më 19.03.2024 me titull “LAJMI I FUNDIT: Zhduket një nxënës, babai publikon foto dhe bën thirrje për gjetjen e tij / 𝗟𝗲𝘅𝗼 𝗟𝗮𝗷𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁 👇” është i rremë. Policia e Kosovës kanë thënë se më 18 dhe 19 mars 2024 nuk është zhdukur asnjë fëmijë, por rasti ka ndodhur më datë 11.03.2024 dhe fëmiu ishte gjetur brenda dy orëve. Prindi që e kishte raportuar fëmiun e zhdukur me datë 11.03.2024 ka thënë se fëmiu është mirë, se është në familje dhe se lajmi për zhdukjen e tij më 19.03.2024 nuk është i saktë.

Artikulli

Më 19.03.2024 faqja në Facebook “Tringa Globale” (Arkivi) ka publikuar një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT: Zhduket një nxënës, babai publikon foto dhe bën thirrje për gjetjen e tij / 𝗟𝗲𝘅𝗼 𝗟𝗮𝗷𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗸𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁 👇”.

I njëjti artikull është publikuar edhe në disa faqe të tjera në Facebook, si: Shqiptaria Ka Emër” (Arkivi), “Gazeta Rich Shqip” (Arkivi), “Maringlen” (Arkivi), “Liria Ka Emër” (Arkivi), dhe “Desi News” (Arkivi).

Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se më 18 dhe 19.03.2024, në ditën kur është publikuar lajmi, në rajonin e Prizrenit nuk është raportuar ndonjë fëmijë i zhdukur.

Bytyqi ka thënë se të dhënat e publikuara në lajm përputhen me një rast që ka ndodhur para 10 dite, përkatësisht më 11.03.2024.

“Nuk ka ndodhur sot ky rast, mirëpo ka ndodhur më 11.03.2024. E kemi pranuar raportimin nga babai i fëmisë dhe brenda ditës është gjetur fëmiu”- tha Bytyqi. 

Krypometri ka arritur të kontaktojë edhe me personin i cili citohet në lajmin e publikuar në faqen “Tringa Globale” (Arkivi), Edis Buci Jonuzi. Ai ka thënë se fëmija i tij nuk është zhdukur sërish më 19.03.2024, si është raportuar në disa media.

Jonuzi ka thënë se e kishte raportuar fëmijun si të zhdukur më 11.03.2024, mirëpo me ndihmën e policisë dhe miqëve kanë arritur ta gjejnë brenda dy orëve. 

“Rasti ka ndodhë më 11.03.2024, është gjetë për dy orë, e kemi raportu rastin edhe në Polici”- tha Jonuzi. 

Ai ka thënë se tash fëmija është në shtëpi dhe mirë me shëndet.

Krypometër ka arritur të gjejë se lajmi i publikuar në faqen “Tringa Globale” (Arkivi) është marrë nga portali Insajderi, të cilët kishin raportuar në ditën e zhdukjes së fëmiut.