array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Lajmi i vjetër i shpërndarë si aktual

Deklarata

Lajm i hidhur: Vdes ish ushtarja e UÇK-së dhe zyrtarja e Policisë

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Lajmi i publikuar më 26.04.2024 me titullë “Lajm i hidhur: Vdes ish ushtarja e UÇK-së dhe zyrtarja e Policisë” është i vjetër. Veteranja e UÇK-së dhe policja, Miradije Berisha ka vdekur më 08.12.2023. Kjo është konfirmuar nga familjarët e saj, si dhe nga Sindikata e Policisë së Kosovës. Faqja Aktualitete’ e kishte publikuar lajmin për vdekjen e saj më 26.04.2024 duke mos treguar kohën e saktë të vdekjes së saj.

Artikulli

Më 26.04.2024 faqja në FacebookAktualitete’ (arkiva), ka publikuar një fotografi të një gruaje me titullin “Lajm i hidhur: Vdes ish ushtarja e UÇK-së dhe zyrtarja e Policisë”.

Krypometër pas kërkimit në Facebook ka gjetur njoftimin e faqes “Veteranët Fushë Kosovë”, i publikuar më 08.12.2023.

Në njoftim thuhet se ka vdekur veteranja e UÇK-së, Miradije Berisha.

“Ju informojmë se sot ka ndërruar jetë veteranja e UÇK-së, Miradije Berisha. Varrimi bëhet nesër (e shtunẽ), datë 09.12.2023, ora 15:30, në varrezat e fshatit Grabovc i poshtëm”- thuhet në postim.

Faqja Veteranët Fushë Kosovë, është degë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, OVL UÇK.

Edhe Sindikata e Policisë së Kosovës e kishte konfirmuar vdekjen e policës, Miradije Berisha.

“Me rastin e vdekjes së pjesëtares së policisë Miradije Berisha, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”- thuhet në postimin e  Sindikatës së Policisë së Kosovës, të publikuar më 09.12.2023.

Njoftmin për vdekjes e saj e kishin publikuar edhe familjarët e Miradije Berishës.