array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Lajmi i vjetër i publikuar si aktual për vrasjen e një familje në Amerikë

Deklarata

Ngjarje e rëndë në New York/ Rreshteri i policisë vret bashkëshorten shqiptare, dy fëmijët dhe më pas veten

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Lajmi i publikuar më 24.04.2024, me titull “Ngjarje e rëndë në New York/ Rreshteri i policisë vret bashkëshorten shqiptare, dy fëmijët dhe më pas veten” është i rremë. Në muajin prill të vitit 2024 nuk kanë ndodhur vrasjet të cilat janë përshkruar në këtë artikull, por rasti në fjalë ka ndodhur me 30.12.2024.

Artikulli

Më 25.04.2024, faqja në Facebook ‘Aktualitete’ (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shihet një familje me përshkrimin “Ngjarje e rëndë në New York/ Rreshteri i policisë vret bashkëshorten shqiptare, dy fëmijët dhe më pas veten”.

Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër përmes kërkimit të fotografisë në ‘Google Fact Check Tools’ ka gjetur se e njëjta për herë të parë ishte publikuar më 30.12.2023.

The Guardian raportoi se Watson Morgan, 49 vjeç, qëlloi për vdekje gruan e tij, Ornela Morgan, 43 vjeç, dhe djemtë e tyre përpara se të vetëvritej. Ata u gjetën vetëm pas mesnatës të së shtunës në shtëpinë e familjes në Clarkstown, 18 milje në veri të Manhattanit, pasi Morgan nuk u paraqit në punë në departamentin e policisë në Bronxville aty pranë.

Krypometër ka gjetur edhe njoftimin e Policisë rreth këtij rasti.

Departamenti i Policisë në Clarkstown kishte njoftuar se më 30.12.2023, besohet se Morgan vrau gruan dhe fëmijët e tij përderisa në vend ngjarje ishte gjetur një pistoletë.

“Z. Watson Morgan është i punësuar si rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville (NY). Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri. Në vendngjarje u gjet një pistoletë. Ky hetim është një incident i izoluar dhe publiku nuk është në rrezik”- thuhej në komunikatën e Policisë.

Një fqinj i familjes kishte thënë për New York Post se ata ishin “familja perfekte, si në libra amerikan”.

“Unë kurrë as për një milion vjet nuk do të prisja që ai të bënte diçka të tillë”– kishte thënë ai duke shtuar se “Fëmijët ishin gjithmonë këtu duke luajtur jashtë dhe nëna e tyre ishte thjesht personi më i ëmbël që kemi takuar ndonjëherë.”

Sipas The Guardian krime të tilla që nga vitet 1980 janë njohur si asgjësime familjare. Një hetim i Indianapolis Star kishte zbuluar se ka pasur mesatarisht një asgjësim të familjes në SHBA çdo pesë ditë që nga viti 2020.