array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmi i rremë se një fëmijë u lëndua në një kopsht të Prishtinës

Deklarata

Një nënë dyshon se ia dhunuan fëmijën në një kopsht në Prishtinë

Media

Vlerësimi

Rrenë

Lajmi i publikuar në disa portale me pretendimin e një fëmijë është lënduar në një kopsht të Prishtinës, është i rremë. Krypometri ka konstatuar me burime zyrtare dhe me autorin burimor të deklaratës se kjo ngjarje nuk ka ndodhur në Prishtinë.

Artikulli

Më 25 gusht 2023 disa faqe në Facebook publikuan një lajm me titull ““Njolla gjaku në gojë dhe dhëmbi i nxjerrur pothuajse komplet”, një nënë dyshon se ia dhunuan fëmijën në një kopsht në Prishtinë”. Lajmi i publikuar pretendon se një fëmijë është lënduar në një kopsht në Prishtinë.

Lajmi u publikua nga faqet “Lajme Kosova”, “Raporto24”, “Post Lajmee” dhe “02 Press”.

Krypometri ka kontrolluar informacionet e shpërndara në këto postime.

Verifikimi i parë është realizuar duke kontaktuar autoren e deklaratës e cila ka shkruar mesazhin. 

Me datë 28/08/2023 krypometri në rrjetin social Facebook ka kontaktuar me Vjosa Guri Çerkini. 

Në një mesazh të shkruar Çerkini ka konfirmuar se ajo ka shkruar në një grup në rrjetet sociale, mirëpo postimi i saj nuk i referohet ndonjë kopshti në Prishtinë.

Për të saktësuar nëse ky postim është shkruar nga një raportues i vërtetë dhe nuk ka prapa saj një profil të rrejshëm, Krypometri ka kontaktuar me telefon me znj. Guri Çerkini. 

“Jo, rasti nuk ka ndodhur në Prishtinë, kjo ka ndodhur në një kopsht në Ferizaj. E gjithë ngjarja ka ndodhur në Ferizaj, nuk e di ku e kanë marrë që e kanë shkruar në Prishtinë. Unë e kam bërë publik rastin me status në Facebook”– deklaroi Guri Çerkini më 28.08.2023.

Për të verifikuar edhe më tutje që kjo ngjarje nuk ka ndodhur në Prishtinë, Krypometri ka kontaktuar me drejtoreshën e arsimit në Prishtinë, Besjanë Masmurati.

“Ne, nuk kemi pranuar asnjë ankesë të tillë për ndonjë çerdhe publike që operon në Prishtinë” ka thënë Masmurati në një deklaratë për Krypometrin.