array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Lajmi i rremë për vdekjen e këmbësores që u godit nga treni në Prishtinë

Deklarata

Tragjedi në Prishtinë: Treni dyshohet se ka goditur për vdekje një femër

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Lajmi me titull “Tragjedi në Prishtinë: Treni dyshohet se ka goditur për vdekje një femër” është i rremë. Gruaja e aksidentuar nga treni në Prishtinë, më 26.03.2024, nuk ka vdekur në kohën e raportimit nga mediat. Policia e Kosovës ka thënë se gruaja ka marrë lëndime të rënda trupore dhe e njëjta është dërguar në QKUK. Në një përgjigje të QKUK-së, më 28.03.2024 apo dy ditë pas aksidentit, kanë thënë se viktima është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe më pas është transferu në Mjekim Intensiv.

Artikulli

Më 26.03.2024, faqja në Facebook Minatori.net(arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Tragjedi në Prishtinë: Treni dyshohet se ka goditur për vdekje një femër”.

Në të njëjtën ditë, i njëjti artikull është publikuar edhe në disa faqe tjera Facebook, si: KosovaLive (arkiva), Shekulli.info (arkiva), Informacioni (arkiva), Informatori.net (arkiva), Informacioni i ditës (arkiva), Gazeta Informacioni (arkiva), Zëri i Kosovës (arkiva).

Këto faqe, në lajmin që kishin publikuar rreth ores 17:30h kishin raportuar për një këmbësore që ishte goditur nga treni në lagjen “Lakrishte” të Prishtinës, më 26.03.2024, rreth orës 16:30h.

Në të njëjtën kohë shumë prej mediave në Kosovë (shih këtu, këtu dhe këtu) kishin raportuar se gruaja e aksidentuar nuk kishte vdekur, por ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare me lëndime të rënda trupore.

Për të verifikuar informacionin se “viktima është goditur për vdekje”, Krypometër ka kontaktuar më zëdhënësen e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima ka pësuar lëndime të renda dhe është dërguar në QKUK.

“Në linjën hekurudhore Prishtinë –Fushë Kosovë, ka ndodhur aksidenti ku janë përfshirë treni /lokomotiva që drejtohej nga makinisti mashkull kosovar dhe këmbësorja femër kosovare. Si pasojë, këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast e njëjta është dërgua në QKUK. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”- thuhet në raportin e Policisë.

Kryepometër ka kërkuar informacione për gjendjen shëndetësore nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Nga QKUK kanë konfirmuar se viktima është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe më pas është transferu në Mjekim Intensiv.

“Rasti është V. S. 2003 nga Prizreni, nga Qendra Emergjente është transferu ne Mjekimin Intensiv Qendror”- thuhet në përgjigjen e QKUK-së për Krypometër, më 28.03.2024.

Krypometër ka kontaktuar edhe me Drejtorin e Mjekimit Intenziv Qendror, Shaqir Uka.

“Gruaja e aksidentuar nga treni vazhdon mu trajtu tek ne. Është ende e fjetur me barna, por sa i perket parametrave mund të themi se gjendja është stabile, por ka lëndime të renda”- ka thënë Uka për Krypometër, më 29.03.2024 në ora 10:30h.