
Lajmi i rremë për përdhunuesit në tokat shqiptare
25.5.2023 - 18:59
Deklarata
Përdhunesit në tokat shqiptare…VIDEO
Vlerësimi
Me kos
Përshkrimi i fotografisë së disa imamëve të Kosovës “Përdhunesit në tokat shqiptare…VIDEO” është i rremë. Në artikull nuk është ofruar asnjë dëshmi se imamët që u janë publikuar fotografitë janë përdhunues të tokave shqiptare.
Artikulli
Më 21 maj 2023, në faqen e internetit “a-news24” është publikuar një artikull me titull: “Përdhunesit në tokat shqiptare…VIDEO”.
I njëjti përshkrim dhe video është shpërndarë edhe në faqen e Facebook-ut “Lola Lola” dhe në faqën “Maqedonia Shqiptare”.
Në artikull është publikuar një fotografi në të cilën janë profilet e disa imamëve në Kosovë, mirëpo në artikull nuk është shkruar asnjë fakt që e mbështet titullin.