array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Shtëpia e dy bashkëshortve të gjetur të vdekur në Prizren, Foto: KALLXO.com

Kryeprokurori mohon se djali dyshohet për vrasjen e çiftit në Prizren

Deklarata

Vrasja e çiftit në Prizren, djali i viktimave i dyshuari për vrasje

Media

Vlerësimi

Me kos

Kryeprokurori i Prizrenit Admir Shala për KALLXO.com e ka demantuar se djali i viktimave është i dyshuar për vrasje. KRYPOMETRI do të përcjellë zhvillimet për këtë rast.

Artikulli

Gjatë ditës mediat kanë raportuar se djali i një çifti që u gjetën të vdekur në Prizren, po dyshohet për vrasjen e prindërve.

Portali Indeksonline ka raportuar se “ Prokuroria Themelore e Prizrenit ka thënë se i dyshuar për vrasjen e çiftit nga Prizreni është djali i tyre 35-vjeçar, A.Hadri.”

Këtë lajm e kanë shpërndarë edhe mediat tjera si Reporteri, Gazeta Express dhe Periskopi

Edhe televizioni Publik, RTK, pa asnjë konfirmim zyrtar ka publikuar lajmin se djali i viktimave po dyshohet  për vrasjen e prindërve.

KALLXO.com ka kontaktuar me kryeprokurorin Admir Shala, i cili ka thënë se nuk e kam konfirmuar atë se çka po raportohet.

“ Djali  i viktimave i cili ka jetuar me viktimat, ditën kritike kur jemi njoftua rqë janë gjetur viktimat, ai (djali i viktimave ) nuk ka qenë në shtëpi, e që nga ajo ditë nuk dihet vendndodhja e tij “ ka thënë  kryeprokurori Admir Shala.

Kryeprokurori Admir Shala ka thënë se Prokuroria është në kërkim të djalit të viktimave,  por nuk mund të thuhet se djali i viktimave është i dyshimtë për vrasje ashtu siç është raportuar.

“ Në momentin që do të hasim  në të ai do të merret në pyetje dhe do të zbardhet e vërteta, por nuk mundemi me thanë se është i dyshimtë djali i viktimave  “ ka përfunduar kryeprokurori Admir Shala.

Pra, deri më tani Prokuroria nuk e konsideron të dyshuar djalin e viktimave. KRYPOMETRI do të përcjellë zhvillimet dhe hetimeT e Prokurorisë në ditët në vazhdim

 

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).