array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Konspiracion për jashtokësorë në Miami

Deklarata

Aliens in Miami

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi në video “Aliens in Miami” është i rremë. Video nuk tregon alienë në Miami të SHBA-ve, por janë policë të cilën kanë intervenuar në një përleshje. Departamenti i policisë në Miami kishte lëshuar më pas deklarim në të cilën thotë se “nuk ka alienë, ufo, apo diçka të ngjashme, nuk ka aeroporte të mbyllura dhe nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike”. E njëjta video është vlerësuar nga disa verifikues tjerë të fakteve. 

Artikulli

Më 01.06.2024 faqja në Threads ‘albania_freedom_news’ (arkiva)postoi një video me përshkrim “Aliens in Miami”.

Videoja ishte marrë nga një edicion i lajmeve ku raportohej se “Video virale pretendon se shfaq jashtokësor në Miami” , raportuesi thote se “teoritë konspitarive pretendojnë se panë një krijese gjigande në hyrje të një qendrë tregtare”.

Kjo video ishte shpërndarë dhe ishte bërë trend në rrjetin X me përshkrim “Policët po e fshehin këtë duke thënë se fëmijët po hidhnin fishkezjarre, por trafiku ajror u ndal atë natë, përpos atij ushtarak dhe nuk i është dhënë mbulim mediatik”.

Departamenti i Policisë në Miami kishte lëshuar më pas deklaratë në të cilën thotë  “nuk ka alienë, ufo, apo diçka të ngjashme, nuk ka aeroporte të mbyllura dhe nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike”.

Lidhur me këtë shpërndajre të  kësaj videoje kishin raportuar edhe media tjera, revista Forbes, në të cilën thuhet se një rrahje mes shumë personave kishte shkaktuar ndërhyrjen e policisë.

Më 24.01. 2024 AFP kishte bërë verifikim të këtij raportimi në të cilin potencohet se këto shpërndarje ndodhën pas ballafaqimit të policisë në Florida gjatë natës së vitit të ri. Autoritetet kanë deklaruar se aksioni kishte të bënte në ndaljen e disa të rinjve që hidhnin fishekzjarre.

Këtë shkrim e kishte demantuar edhe USAToday më 09.01.2024 duke potencuar se në videot e shpërndara shihen njerëz duke ecur e jo jashtëtokësorë si pretendohet në postimet në fjalë.

Ata madje bashkangjitën edhe deklarimin e një zëdhënësi të policisë, Rafael Horta i cili thotë: “është vetëm një person duke ecur dhe hija e tij, nuk ka alienë në Miami”.

Derisa, edhe LeadStories më 09.01.2024 faktuan si të rrejshëm raportimin se në Miami ka alienë.

“Ndërhyrja e policisë nuk u bë si shkak i krijesave të mëdha, por të rinjëve që shkelën rregulla”, thuhet në titullin e raportimit të tyre.

Në artikull bëhet e ditur se atë natë policia arrestoi katër të rinj që po gjuanin fishekzjarre në drejtim të qytetarëve, por edhe vende tjera që mund të kishte shkaktuar incident më të madh.