array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Keqinterpretimi i deklaratave të Hovenierit

Deklarata

“Shikon qfar mashtrusi mren dy dite dryshon deklaratat e veta me 100 ftyra qe kush jan keta deshira tyn eshte me bashkpunu me politikanet kriminal vendor”

Faqe në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Postimi “Shikon qfar mashtrusi mren dy dite dryshon deklaratat e veta me 100 ftyra qe kush jan keta deshira tyn eshte me bashkpunu me politikanet kriminal vendor” është i rremë. Ambasadori nuk i ka ndryshuar deklaratat në lidhje me kryetarët dhe situatën në tri komunat veriore me shumicë serbe. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, edhe më parë ka kërkuar që kryetarët e rinj të marrin rol teknik dhe ka sygjeruar që duhet të vendosen në objektet në të cilat janë të mirëpritur.

Artikulli

Më 31 maj 2023, faqja në Facebook që paraqitet si person privat ka publikuar një fotografi në të cilën janë vendosur dy deklarata të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me mbishkrimin “Shikon qfar mashtrusi mren dy dite dryshon deklaratat e veta me 100 ftyra qe kush jan keta deshira tyn eshte me bashkpunu me politikanet kriminal vendor”.

Infomacioni se ambasadori ka ndryshuar qëndrim brenda dy ditëve është i rremë, pasi deklaratat që ka krahasuar faqja kanë diferencë prej 13 ditësh, brenda secilës kanë ndryshuar rrethanat drastikisht në teren.

Më 17 maj 2023, Hovenier ka deklaruar se çdo aktivitet kriminal që synon të përmbysë këta zyrtarë në kryerjen e përgjegjësive të tyre ligjore do të përballet me dënim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët.

“Çdo aktivitet kriminal ndaj kryetarëve të rinj në komunat veriore do të përballet me dënim të ashpër nga SHBA-ja”- është citati i shkëputur nga intervista që Ambasadori Havenier kishte dhënë në një intervistë për Telegrafi.

Por, në të njëjtin intervistë, Ambasadori kishte deklaruar “të gjitha palët duhet të veprojnë me përgjegjësi dhe përmbajtje dhe të minimizojnë pikat e mundshme të tensionit. Ne absolutisht nuk mbështesim asnjë përdorim të forcës që mund të rezultojë në tensione të shtuara ose në konflikt të dhunshëm.”

Tutje ambasadori, më 17 maj 2023, ka thënë se kryetarët e rinjë duhet të marrin një rol teknik dhe jo politik, si dhe “zyrtarët e zgjedhur duhet të hyjnë vetëm në ndërtesat ku janë të mirëpritur. Vendndodhja brenda komunës në të cilën zyrtarët e zgjedhur bëjnë betimin në ceremoni nuk ndikon në statusin e tyre si zyrtar i zgjedhur”. 

Ndërkaq, deklarata e dytë vie pas vendimit që kryetarët e komunave të shkojnë në objektet komunale së bashku me Njësinë Speciale, vendim që shkaktoi reagim të dhunshëm të qytetarëve serbë e më pas edhe plagosjen e 25 ushtarëve të KFOR-it. Ky aksion është kundërshtuar nga Ambasada Amerikane dhe vendet e Quintit, të cilët i kanë kërkuar qeverisë së Kosovës që të shtensionojë situatën e krijuar në tri komunat me shumicë serbe. 

Po ashtu, faqja nuk e ka bazuar në asnjë matje “dëshirën [e ambasadorit] për të bashkëpunuar me politikanët kriminal vendor” dhe për këtë konstatim nuk ka ofruar asnjë fakt.