array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Informacioni i rremë për katër persona të vdekur në aksident trafiku

Deklarata

Aksident tragjik në vendin fqinj, raportohet për 4 të vdekur, 3 prej tyre janë shqiptarë

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Lajmi i publikuar më 13.03.2024 me titull “Aksident tragjik në vendin fqinj, raportohet për 4 të vdekur, 3 prej tyre janë shqiptarë” është i rremë. Shpjegimi i dhënë në artikull se aksidenti “ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në Mal të Zi, në Barane në afërsi të Plavës” poashtu është i rremë, pasi në ditën e publikimit (13.03.2024) nuk është raportuar për aksident me katër persona të vdekur. Aksidenti, sipas Policisë së Malit të Zi, ka ndodhur më 25.12.2023, por faqja në Facebook “Aktualitete” (Arkivi) e ka raportuar më 13.03.2024 si lajm të fundit.

Artikulli

Më 13.03.2024, faqja e Facebook “Aktualitete” (Arkivi) ka shpërndarë një fotografi me titull “Aksident tragjik në vendin fqinj, raportohet për 4 të vdekur, 3 prej tyre janë shqiptarë”.

Tutje në artikull është bashkangjitur një fotografi e një aksidenti dhe thuhet se “ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në Mal të Zi, në Barane në afërsi të Plavës”.

Kjo fotografi më pas është publikuar edhe në faqe të tjera të Facebook, si: “Tradita Shqiptare” (Arkivi) dhe “Jeta dhe Shëndeti” (Arkivi).

Krypometri ka verifikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi (Arkivi) se më datë 13.03.2024, datën kur është ri-publikuar lajmi, nuk ka pasur asnjë njoftim për ndonjë aksident me katër viktima (Arkivi).

Krypometër, ka kontaktuar me Policinë e Malit të Zi, të cilët kanë thënë se gjatë muajit mars 2024, nuk ka ndodhur aksidenti me katër persona të vdekur.

“Drejtoria e Policisë ka regjistruar një aksident rrugor në rrugën rajonale Plavë – Murino, në vendin Brezojeviçko Polje, komuna e Plavës, më 25.12.2023, në orën 18:45h. Në aksident kanë marrë pjesë tre automjete dhe gjatë kësaj ngjarjeje kanë humbur jetën M.H., E.H., N.C. dhe M.M., ndërsa një person ka marrë lëndime të lehta trupore”- thuhet në përgjigjen e Policisë së Malit të Zi për Krypometër të dërguar më 02.04.2024.

Përmes kërkimeve në Google Lens, Krypometër ka gjetur se fotografia e aksidentit për herë të parë është publikuar në mbrëmjen e datës 25.12.2023, pra përputhet me datën e aksidentit që e ka dhënë Policia e Malit të Zi.

Mediat në Mal të Zi, duke e cituar Policinë e Malit të Zi, kanë raportuar se aksidenti ka ndodhur më 25.12.2023 në ora 19:35h dhe për pasojë kanë vdekur tre persona, ndërsa personi i katër ka vdekur më vonë në spital për shkak se nuk kishte arritur t’i mbijetonte plagëve.

Për këtë aksident në mes dy veturave në Plavë të Malit të Zi që kishte ndodhur më datë 25.12.2023 (Arkivi) kanë raportuar edhe mediat në Kosovë dhe Shqipëri

Në njërin prej automjeteve të aksidentuara udhëtonte një çift shqipëtar dhe një grua tjetër po ashtu shqiptare që ishte me ta, ndërsa viktima e katërt, shtetas malazez, bashkë me një të plagosur tjetër ishin në veturën tjetër (Arkivi).