array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Informacioni i pasaktë se janë vrarë vetëm 136 fëmijë në Ukrainë

Deklarata

Në Ukrainë, një shtet me 43 milionë banorë, janë vra 136 fëmijë

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Konstatimet se “në Ukrainë, një shtet me 43 milionë banorë, janë vra 136 fëmijë” janë të rreme. Në një raport të publikuar më 1 qershor 2023, Kombet e Bashkuara thonë se 535 fëmijë janë vrarë dhe 1 mijë e 47 fëmijë të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të njëanshëm nga Rusia. Organizata “Save the Children” në një raport të publikuar më 3 prill 2023 thotë se të paktën 501 fëmijë janë vrarë deri në atë kohë, në luftën në Ukrainë.

Artikulli

Më 24 qershor 2023, faqja e Facebook-ut “Maqedonia Shqiptare” ka shpërndarë një përmbajtje në lidhje me vrasjen e fëmijëve në Ukrainë.

Faqja pretendon se në Ukrainë janë vrarë 136 fëmijë që nga fillimi i agresionit të Rusisë ndaj shtetit ukrainas.

Mirëpo ky informacion nuk është i saktë.

Në një raport të publikuar për ditën e fëmijëve, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se mbi 535 fëmijë janë vrarë dhe 1 mijë e 47 fëmijë të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të njëanshëm nga ana e Rusisë, 15 muaj më parë.

Organizata “Save the Children” në një raport të publikuar më 3 prill 2023 thotë se të paktën 501 fëmijë janë vrarë deri në atë kohë, në luftën në Ukrainë.

Ndërsa, në një raport të UNICEF-it të publikuar më 22 gusht të vitit 2022, thuhet se deri në atë kohë rreth 972 fëmijë janë vrarë apo plagosur në Ukrainë.

“Duke i bërë jehonë pretendimeve, më 17 mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) e mbështetur nga OKB-ja ka lëshuar ​​urdhra arresti për Presidentin rus Vladimir Putin dhe Komisioneren për të Drejtat e Fëmijëve Maria Lvova-Belova, në lidhje me krimet e mundshme të luftës në lidhje me dëbimin dhe “transferimin e paligjshëm” të fëmijëve nga Ukraina e pushtuar”- thuhet në raportin e OKB-së.

Zyra e komisionarit të lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, në një raport, ka thënë se 9,083 civilë ukrainas janë vrarë që nga nisja e pushtimit të paprovokuar rus në shkurtin e kaluar deri më 18 qershor 2023.

Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot.