array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti - Foto: KALLXO.com

Huqja mediale për deklaratën e Kurtit për Elez Blakajn

Deklarata

Klan Kosova: Kurti: Prokurorin Blakaj do ta kthejmë në Kosovë dhe do ta bëjmë Kryeprokuror të Shtetit

Media

Vlerësimi

Rrenë

Mediumi ‘Klan Kosova’ e ka cituar  gabim Albin Kurtin lidhur me idenë për bërjen e Elez Blakajt Kryeprokuror. Siç është sqaruar më vonë, Kurti nuk e kishte thënë asnjëherë këtë.

Artikulli

Një deklaratë e kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është keqcituar në media, për tu bërë më pas pjesë e debatit me kundërkandidatë.

Dje, në mediumin ‘Klan Kosova’ është cituar Kurti gjatë një takimi me qytetarë në Podujevë, se ka thënë se “Prokurorin Blakaj do ta kthejmë në Kosovë”, “Atë do ta bëjmë Kryeprokuror të Shtetit dhe nuk do të guxojë askush që ta kërcënojë”.

Në fakt, në videon e publikuar nga i njëjti medium, Kurti fjalë për fjalë thotë:  “Elez Blakajn si simbol do ta kthejmë në Republikën e Kosovës dhe do ta bëjmë kryeprokurorin e shtetit e prokurorët që e luftojnë krimin e korrupsionin”, pra që nuk pretendon që Blakajn të emërojë kryeprokuror, por vetëm që të kthehet në Kosovë.

“Ne Elez Blakajn e kthejmë menjëherë në Kosovë. Edhe s’ka me pasë as politikanë edhe as jo-politikanë, as mujsharë shpërdorues, as kriminelë e të korruptuar që do të guxojë ta përndjekë e ta kërcënojë, as publikisht e as privatisht. Elez Blakajn si simbol do ta kthejmë në Republikën e Kosovës dhe do ta bëjmë kryeprokurorin e shtetit e prokurorët që e luftojnë krimin e korrupsionin”, ka thënë Kurti.

Lidhur më këtë, kandidatja e LDK-së për kryeminstre, Vjosa Osmani gjatë një forumi tha se në Qeverinë e LDK-së, kryeministri nuk do zgjedhë kryeprokurorë, por prokurorët do ta bëjnë”, duke aluduar në deklaratën e Kurtit.

Pas kësaj, ka reaguar edhe ish-deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu duke sqaruar së udhëheqësi i kësaj partie, nuk ka thënë së do ta bëjnë Elez Blakajn kryeprokuror.

“Pra janë dy pohime të kryetarit Kurti: 1) Elez Blakajn do ta kthejmë si simbol; 2) Do ta bëjmë kryeprokurorin e shtetin dhe prokurorët që e luftojnë krimin e korrupsionin”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social ‘Facebook’, duke bashkangjitur citatin e fjalimit të Kurtit.

“Nuk është e ndershme të keqcitosh Vjosë, nuk fitohet respekti kështu”, thuhet në reagimin e Haxhiut.

Mbrëmë në një debat televiziv, Kurti sqaroi sërish se çfarë kishte menduar me fjalinë e thënë në tubim.

“Kam thënë se duhet ta kthejmë Elez Blakajn si simbol… dhe ta kemi kryeprokurorinë dhe prokurorët që luftojnë krimin dhe korrupsionin. Asnjëherë se kam pasur ndërmend bash këtë emër të veçantë ta bëj kryeprokuror se nuk mendoj kështu e as që e vendosi unë”,tha ai.

Elez Blakaj kishte dhënë dorëheqje në gusht të vitit të kaluar pasi që pretendon së “ i ishte shkaktuar presion gjatë punës së tij, sidomos nga Kryeprokurori i Shtetit.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).