array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Fotografia e rreme për Mërgim Lushtakun

Deklarata

Shkje sa të duash ka Kosova

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Fotografia e Mërgim Lushtakun me mbishkrimin “Shkje sa të duash ka Kosova” është e fabrikuar. Në prapavijë të Mërgim Lushtakut nuk janë të vendosura fotografitë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq. Në fotografin reale, prapa Lushtakut janë të vendosura fotografitë e komandantit legjendar, Adem Jashari, presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlametarit, Kadri Veseli.

Artikulli

Më 13 korrik 2023 faqja në Facebook “Ledion Media” (Arkiva) publikoi një fotografi të deputetit të Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku me mbishkrimin “Shkje sa të duash ka Kosova”.

Në prapavijë të Lushtakut, në fotografin e publikuar nga “Ledion Media” shihen tri fotografi të vendosura në muri, në të cilat janë: presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Krypometri më 27/12/2023, përmes “TinEye” ka gjetur ser fotografia e shpërndarë nga faqja “Ledion Media” është e fabrikuar. 

Në fotografinë orgjinale, të cilën deputeti Mërgim Lushtaku e ka publikuar më 4 prill 2021, në rrjetin social Facebook dhe X (ish Twitter) në prapavijë janë të vendosura tri fotografi, ajo e komandantit Adem Jashari, fotografia e presidentit Hashim Thaçi dhe një e ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli.

Për të verifikuar postimin e bërë nga “Ledion Media”, krypometri ka kontaktuar edhe me deputeti Mërgim Lushtaku, i cili ka thënë se fotografia është e fabrikuar.

“Kjo është një fotografi e fabrikuar sepse nëse e shini fotografinë origjinale që unë e kam publikuar në rrjete sociale, prapa meje në fotografi shihen figurat kryesore të vendit, komandanti legjendar, Adem Jashari, presidenti Hashim Thaçi e ish-kryeparlametari, Kadri Veseli”– ka thënë Mërgim Kushtaku. 

Ai ka thënë se këto fotografi të fabrikuara po publikohën për të njëllosur atë. 

“Kjo është një foto-montazh e radhës e publikuar për të ma njollosur figurën time” – deklaroi ai.