array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e manipuluar që e lidh Isa Mustafën me partinë e Titos

Deklarata

lsa Mustafes po i daIin te paIarat ja “KNIZICA” qe doIi ne shesh ka qene ne i antarsuar tek Tito ne partine Komuniste”

Media

Vlerësimi

Rrenë

Fotografia e librezës së anëtarësisë në parti që është publikuar është e manipuluar, pasi është vendosë fotografia e Isa Mustafës në një librezë që i përket dikujt tjetër. Dokumenti me të cilin potalet pretendojnë se është një librezë anëtarësimi nuk i përket fare Isa Mustafës. E njëjta librezë, me të njëjtin numër serikë, por me fotografi dhe emër tjetër është e publikuar në internet dhe në media.

Artikulli

Ueb- faqet lajme.buzz, dhe lajmivërtetë kanë publikuar lajmin me titull “lsa Mustafes po i daIin te paIarat ja “KNIZICA” qe doIi ne shesh ka qene ne i antarsuar tek Tito ne partine Komuniste”.

Artikulli është shprëndarë edhe në disa faqe në Facebook si: Veç me Albin Kurtin Kryeminister, Lajme Buzz dhe Atdheu.net. Këto faqe kanë shpërndarë lajmin në data të ndryshme si: 26 korrik 2022, 25 korrik 2022 dhe 16 shkurt 2022.

Lajmi pretendon se kanë publikuar “dokument”, që është librezë e antarësisë në partinë komuniste të Jugosllavisë, që drejtohej nga Josip Broz- Tito. 

Fotografia e librezës së anëtarësisë në parti që është publikuar ështe e manipuluar, pasi është vendosë fotografia e Isa Mustafës në një librezë që i përket dikujt tjetër.

Dokumenti me të cilin portalet pretendojnë se është një librezë anëtarësimi nuk i përket fare Isa Mustafës. E njëjta librezë, me të njëjtin numër serikë, por me fotografi dhe emër tjetër është e publikuar në internet dhe në media.

Isa Mustafa kishte mbajtur poste udhëheqëse gjatë kohës që në Ish-Jugosllavi ka qeverisur Partia Komuniste e udhëhequr nga Josip Broz Tito.

Rrugëtimi i Isa Mustafës për në majat e LDK-së