array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Fotografia e fabrikuar për ‘dorëzim’ të qeveritarëve për zgjedhjet në veri

Deklarata

Dorëzohet njësia speciale tigrat e letrës

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Fotografia dhe mbishkrimi “Dorëzohet njësia speciale tigrat e letrës” janë të rreme. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe dy ministrat nuk janë arrestuar. Fotografia e publikuar është e fabrikuar. Fotografia reale është bërë në vitin 2019, në qytetin Donetsk të Ukrainës.

Artikulli

Më 12 korrik 2023, në faqen “Aleanca Ash” është publikuar një fotografi, në të cilën shihet kryeministri Albin Kurti, ministrat Xhelal Sveçla e Liburn Aliu dhe deputeti Dimal Basha me veshje ushtarake e duar të lidhura. 

Në fotografi janë edhe shumë ushtarë të tjerë të armatosur, e në mesin e tyre janë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, ish-deputeti Sllavko Simiq dhe nënkryetari Milan Radojiçiq.

Në fotografi është vendosë mbishkrimi “Dorëzohet njësia speciale ‘tigrat e letrës’ pas zgjedhjeve legjitime në Mitrovicën e Veriut ku fituan shqiptarët, njësia speciale ‘tigrat e letrës’ vetëdorëzohen para bandës së Radojçiqit dhe ua lejojnë zgjedhjet ilegale bandave Serbe pas kësaj vere me urdhër të komandatit të Njësisë së Tigrat e Letrës, Albin Kurti!”.

Krypometri, përmes platformës për kërkimin e fotografive “TinEye”, ka gjetur se fotografia e njëjtë është publikuar në internet rreth 282 herë që nga viti 2019. Zëri i Amerikës kishte raportuar në vitin 2019 se si seperatistët pro-rus kishin burgosur disa ukrainas në qytetin e Donetskut në Ukrainë.

Krypometri ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka i cili e ka demantuar këtë material.

“Kjo është montazhë dhe një lajm i tillë nuk ekziston” – tha Manxhuka.