array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Fotografia e fabrikuar e Elon Musk në Gaza

Deklarata

Elon Musk para pas

media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull “Elon Musk para pas” është i rremë. Krypometër ka verifikuar se fotografia e paraqitur e Musk në Gaza është e prodhuar nga intelegjenca artificiale dhe nuk dokumenton një fotografi reale të një ngjarje të vërtetë.

Artikulli

Më 18 nëntor 2023, në faqen në Facebook “Mbështetësit e Drejtësisë” (arkiva), janë publikuar dy fotografi në të cilat shihet miliarderi Elon Musk me mbishkrimin “Elon Musk para Pas”.

Në fotografinë e parë shihet Musk me librin e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në duar. Ndërsa, në fotografinë e dytë ai shihet me një fëmijë në duar, në një ambient lufte, ku Musk dhe fëmija janë paraqitur me lëndime nëpër trup. Në këtë fotografi është vendosur edhe flamuri i Palestinës dhe poshtë tij është shkruar “Gaza”.

Në përshkrim, mbi fotografinë e parë është shkruar “Para” dhe mbi të dytën është shkruar “Pas”. Duke pretenduar se fotografitë tregojnë gjendjen e Musk para dhe pas pjesëmarrjes në luftë në Gaza të Palestinës.

Krypometri, përmes “tineye”, ka gjetur se fotografia e parë është publikuar për herë të parë më 18 shtator 2023, në profilin e Mustafa Varank, deputet në Turqi. Musk është fotografuar pas një takimi që ka zhvilluar me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, kur edhe ju dhurua libri i Erdogan.

Në kohën kur është shkrepur fotografia, Hamasi dhe Izareli nuk kanë qenë në luftë. Izraeli i shpalli luftë Gazës pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.

Krypometër ka kontrolluar për të verifikuar edhe fotografinë e dytë.

Përmes platformës, hivemoderation.com, Krypometri ka gjetur se fotografia e dytë e cila pretendon se Musk ka qenë në zonën e luftës në Gaza është fotografi e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (arkiva).

Krypometër ka kontrolluar edhe profilin në rrjetin X të Elon Musk mirëpo në të njëjtin nuk është gjetur një fotografi e tillë.