array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Fotografia e dasmës në Kosovë përdoret për të ilustruar një vrasje në Jordani

Deklarata

Dasmori qëllon me armë për të festuar, vret gabimisht dhëndrin

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Fotografia e bërë në një dasmë në Kosovë më mbishkrimin “Dasmori qëllon me armë për të festuar, vret gabimisht dhëndrin” është e rreme. Zyrtarë të restaurantit ku është bërë fotoja e cila është përdorur si ilustrim kanë thënë se në lokalin e tyre asnjëherë nuk ka ndodhur një incident i tillë dhe se fotografia e publikuar është nga viti 2016. Krypometër ka gjetur se incidenti për të cilin flet ky postim ka ndodhur në Jordani, në vitin 2023.

Artikulli

Më 23.04.2024, ueb faqja focuslajme.mk (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Dasmori qëllon me armë për të festuar, vret gabimisht dhëndrin”.

Lajmi është publikuar edhe në faqet e Facebook-ut, Aktuale (arkiva).

Krypometër pas kërkimit në internet përmes instrumentit “Google Lens” ka gjetur se fotoja që kanë përdorur faqet për të ilustruar këtë publikim, janë nga një dasmë shqiptare e cili ishte publikuar për herë të parë më 22.07.2016, në faqen Restaurant “Dasma”.

Krypometër ka kontaktuar me restaurantin në fjalë, për të kuptuar nëse ka pasur një incident të tillë. Ata kanë thënë se një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur në sallën e tyre.

“Jo, nuk ka të bëjë me restaurantin tonë kjo. Ky është një keqinformim”- kanë thënë nga restauranti për Krypometër.

Krypometër, përmes kërkimeve të emrave të cituar në artikull ka gjetur se rasti ka ndodhur më 30.08.2023 në qytetin Ma’an të Jordanisë.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Sigurisë Publike, Amer Al-Sartawi, kishte deklaruar se një person u dërgua me urgjencë në spital më 30.08.2023, pasi u plagos nga një armë zjarri gjatë festimeve para dasmës  në provincën Ma’an. Fatkeqësisht, personi kishte vdekur pak kohë më pas, raporton Jordannews.

Sartawi konfirmoi se sulmuesi u kap dhe arma e përdorur u sekuestrua si rezultat i hetimeve.