array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Deklarata rreth migrimit që rrejshëm i mveshet Besnik Bislimit 

Deklarata

Është normale me ik nga Kosova 50% e qytetarëve që nuk na kanë votuar

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Deklarata që i mveshët zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi “Është normale me ik nga Kosova 50% e qytetarëve që nuk na kanë votuar” është e rreme. Besnik Bislimi nuk ka deklaruar se është normale me e lëshu Kosovën ata persona që nuk e kanë votuar Vetëvendosjen. Në një deklarim rreth migrimit, Bislimi ka thënë se në Ballkanin Perëndimor ose në Evropën Lindore ka pasur në vazhdimësi tendenca për migrim.

Artikulli

Më 04.04.2024, faqja e Facebook-ut Komente Politike  (arkiva) ka publikuar në grupin ‘Diaspora me PDK’, një fotografi të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi me citatin “Është normale me ik nga Kosova 50% e qytetarëve që nuk na kanë votuar”.

Për të verfikuar këtë deklarim, Krypometër fillimisht ka kontrolluar profilin zyrtar në Facebook të zëvendëskryeministrit Bislimi, nëse ka bërë ndonjë postim gjatë muajit prill 2024.

Më datën 29.03.2024, Bislimi ka postuar informacionin për nënshkrimin e marrëveshjes me Malin e Zi për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III, 2021-2027. 

Kurse, më 02.04.2024 ka postuar informacionin se në mbledhjen e 198-të të Qeverisë është miratuar Programi Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028. As në faqen e Zyrës së Kryeministrit nuk është publikuar asnjë deklaratë e tillë nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Lidhur me këtë çështje, Krypometër ka kontaktuar me këshilltarin politik të Bislimit, Klisman Kadiu i cili tha se një deklaratë e tillë, përveç se nuk është e vërtetë,nuk ekziston.

“Kjo deklaratë, përveçse nuk është e vërtetë, ajo as edhe që ekziston. Pra nuk është diçka e nxjerrë nga konteksti, por diçka krejt e trilluar”- tha Kadiu për Krypometrin.

Krypometër ka gjetur një deklaratë të vjetër të Bislimit, prej një vit më parë, kur ai kishte thënë se është diçka normale ikja e kosovarëve nga vendi.

“Në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor ose në Evropën Lindore ka pasur në vazhdimësi tendenca për migrim. Diku gjysmë milioni mjekë që operojnë në Bashkimin Evropian nuk janë të lidhur me Bashkimin Evropian. Do të thotë, migrimi është diçka normale, është pjesë e tendencave të individit dhe familjeve për të përmirësuar standardet e jetesës”- kishte deklaruar Bislimi më 10.05.2023.