array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Foto: ZKM

Deklarata e rreme për Kurtin dhe Konjufcën

Deklarata

Albin Kurti dhe Glauk Konjufca me urim të përbashkët: Astrit, urime Zajednica

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull “Albin Kurti dhe Glauk Konjufca me urim të përbashkët: Astrit, urime Zajednica” është i rremë. Krypometër me burime zyrtare ka konfirmuar se dy liderët nuk kanë thënë një deklaratë të tillë.

Artikulli

Më 5 nëntor 2023, faqja e Facebook-ut, Komenti Ditor (arkiva) ka shpërndarë një fotografi në të cilën shihet kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca teksa bëjnë homazhe tek varri i ish-aktivistit të LVV-së Astrit Dehari.

Në fotografi është vendosur mbishkrimi “Albin Kurti dhe Glauk Konjufca me urim të përbashkët: Astrit, urime Zajednica”.

Krypometri ka kontaktuar me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka për të kuptuar vërtetësinë e deklaratës.

Manxhuka thotë se Kurti dhe Konjufca nuk e kanë thënë një deklaratë të tillë gjatë homazheve në 7 vjetorin e vdekjes së Deharit.

“Kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca nuk kanë thënë një gjë të tillë. Këto janë fake news të radhës në kuadër të luftës hibride”- tha Manxhuka për Krypometrin më 11 nëntor 2023.

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar në 7 vjetorin e vdekjes së ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari. Ai ka thënë se institucionet e drejtësisë duhet t’i trajtojnë me urgjencë rastet si ai i Astrit Deharit.

“7 vjet prej kur morëm lajmin e kobshëm se shokun tonë, aktivistin e Lëvizjes, studentin shembullor të mjekësisë, Astrit Deharin, e kanë mbytur në burgun e Prizrenit. 7 vjet më vonë Kosova ka shënuar progres sa i përket demokracisë e lirisë e sundimit të ligjit, mirëpo Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit e raste të tjera dhe pa u dënuar përgjegjësit e krimit”– shkroi Kurti në Facebook.

Më 5 nëntor të vitit 2016, në orët e para të mbrëmjes u raportua për një vdekje të një personi brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Vetëm pak minuta më pas u raportua se brenda qelisë së tij ishte gjetur i vdekur ish-aktivisti i LVV-së Astrit Dehari i cili aty po qëndronte nën dyshimet se ka qenë një nga gjashtë personat që mori pjesë në sulmin e gushtit të po atij viti me granatahedhës në Kuvendin e Kosovës.