Foto: Facebook

Vdes në Qendër të Paraburgimit një Aktivist i VV-së

Një aktivist i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ka vdekur sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të pasqaruara.

Lajmin për vdekjen e Deharit e konfirmoi komandanti i Policisë Rajonale të Prizrenit Nexhmi Krasniqi.

“Në bazë të informatave të para që kemi marrë nga drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, viktima ka përdorur disa medikamente dhe ka ra në gjendje kome. Rrugës për në emergjencë ka ndërruar jetë. Në emergjencë ka shkuar pa shenja jete,” tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, policia është duke kryer procedurat e nevojshme.

Astrit Dehari ka qenë njëri nga gjashtë të akuzuarit për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në gusht të këtij viti.

KALLXO.com do t’ju informojë për informatat më të reja rreth këtij rasti.